Trajneri i Shqipërisë, De Biasi heq dorë nga objektivi për kualifikim në Botërorin e Rusisë duke e pranuar se Spanja me Italinë nuk do ta kenë aspak të vështirë për vendin e parë dhe të dytë, ndërsa vendi i tretë për italianin e shqiptarizuar nuk është i paarritshëm, pasi sipas tij kanë mbetur edhe 6 ndeshje.
“Mendoj se Italia me Spanjën nuk do ta kenë aspak të vështirë të dalin në vendin e parë dhe të dytë.
Vendi i tretë vlen pak, por për ne mund të jetë i rëndësishëm dhe do të provojmë ta kapim në 6 ndeshjet e mbetura.
Ndaj Izraelit u bë një ndeshje që nuk e prisnim, i paguam shumë shtrenjtë disa vendime të diskutueshme të gjyqtarit” tha ai.
Trajneri zbuloi edhe disa detaje nga lakimet gjatë verës për të marrë drejtimin e Italisë.
"Kam qenë shumë afër kombëtares italiane, kam takuar Presidentin Carlo Tavecchio kohët e fundit dhe ai më shpjegoi arsyet, që nuk kishin të bënin me federatën.
Por tani Italia ka Ventura-n, i cili është njeriu i duhur dhe është duke bërë mirë" deklaroi De Biasi.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com