DURRES - Ekipi kuq e zi i vendosur prej ditësh në qytetin e Durrësit po bën përgatitjet e fundit për sfidën e së shtunës në mbrëmje në “Elbasan Arena” përballë danezëve të Morten Olsen. Një ditë para kësaj ndeshje të vlefshme për Euro 2016 tekniku i kombëtares, Gianni de Biasi, dhe kapiteni i kuqezinjve, Lorik Cana, nëpërmjet një konference shtypi iu përgjigjën interesit të gazetarëve dhe sportdashësve lidhur me sfidën e radhës.
Për De Biasin, Shqipëria në sfidën me nordikët do përdorë armët më të forta, ndërsa ka një koment edhe me rezultatin e mundshëm të kësaj sfidë.
“Un e kam thënë më herët se në grupin tonë janë tre skuadra të forta si Portugalia Serbia dhe Danimarka. Me këtë të fundit na pret një sfidë e vështirë nesër, por ne do të hyjmë në fushë për të marrë rezultatin maksimal, pasi po përgatitemi prej kohësh për këtë ndeshje.
Pyetjes nëse jam i kënaqur me barazimin nuk mund të përgjigjem, pasi duhet pare si shkon rrjedha e ndeshjes, por ne gjithsesi do japim më të mirën tonë”shprehet De Biasi.
Sakaq kjo sfidë e rëndësishme kërkon angazhimin maksimal të ekipit kuq e zi edhe sipas kapitenit Lorik Cana, i cili theksoi se favorit në këtë grup mbeten portugezët.
Ky i fundit u ndal edhe tek stadiumi i ri ku do luhet ndeshja, për të cilin theksoi se është mjaft modern por ka mangësi sa i përket kapacitetit.
"Staiumi është i bukur, por i vogël. Potugalia mbetet për mua favoritja e grupit por dhe Danimarka e Serbia janë ekipe shumë të forta. Arma jonë më e fortë është grupi. Po diskutojmë disa variante teknike moderne gjatë seancave stërvitore. Lidhur me Bendtner është lojtar i mirë se ka luajtur me klube të mëdha, duhet pasur kujdes për mbulimin." tha Cana

Kjo është ndeshja e dytë e kuqezinjve për eliminatoret e Euro 2016, ndërsa e parë që zhvillohet në shtëpi dhe madje në stadiumin e ri 'Elbasan Arena', që pritet të jetë i tejmbushur, pasi interesimi është maksimal. Aktualisht Shqipëria dhe Danimarka udhëheqin grupin 'I' me nga 3 pikë.
e.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO