De Biasi: Duhet të jemi me këmbë
në tokë,  më vjen keq për Sadikun

De Biasi: Duhet të jemi me këmbë<br />në tokë,  më vjen keq për Sadikun
Trajneri i Shqipërisë Gianni De Biasi është gati që të pranojë një fitore përballë një kundërshtari shumë herë më të dobët se kuqezinjve edhe me një rezultat minimal, pavarësisht lojës.
 
Në prag të sfidës me Lihteshteinin, italiani deklaron se 3 pikët kanë shumë rëndësi në këto momente duke zhvendosur në plan të dytë lojën, edhe pse përballë do të ketë një ekip modest.
 
I pyetur për mungesën e sulmuesit Armando Sadiku, tekniku shprehet se “Ai ishte në formë shumë të mirë.
 
Ka shënuar në Europa League dhe me Maqedoninë. Ishte i rëndësishëm dhe më vjen keq për të, por do të bëjmë gjithçka për të mos e ndier mungesën e tij
”.
 
Në vijim të konferencës, De Biasi tha se kemi punuar për të limituar në maksimum rrezikun përballë portës.
 
Duhet të shfrytëzojmë rastet që do të krijojmë. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë sepse ndeshjet nuk fitohen pa nisur ende. Skuadra arrin të fitojë kur është e përqendruar dhe kur luan shpejt”.
 
Ndërsa përsa i përket formacionit që do të zbresë nesër në fushë, ai pranoi se do të bëjë disa ndryshime. “Duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të menaxhuar forcat”përfundoi tekniku.
 
Pas ndeshjes së parë, 3 ditë më pas në 9 tetor, Shqipëria do të ndeshet me Spanjën në Shkodër.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë