De Biasi e sheh humbjen me
optimizëm: Duhej të fitonim

De Biasi e sheh humbjen me<br />optimizëm: Duhej të fitonim
Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit Gianni De Biasi komentoi pas ndeshjes tha se humbja me Bosnje Hercegovinës dhembte më shumë për atë që pa në fushën e lojës.

Në një prononcim në Supersport, De Biasi tha se varet si e sheh këtë ndeshje. 

“4 humbje radhazi? Janë të gjitha humbje që dhembin. Varet me çfarë sysh e sheh këtë ndeshje. Mendoj se sot rezultati i duhur duhet të ishte fitorja e Shqipërisë. Kemi paguar dy gabime individuale, por ndeshjen e bëmë ne. Nga fillimi në fund ndeshjen e bëmë ne” – tha De Biasi. 

Për çfarë vlente kjo ndeshje? Për lojtarët apo për rezultatin?

“E patë që luajtën disa lojtarë që nuk kanë luajtur së fundmi. Këtu provohen kualitetet dhe rastet për ndeshjet miqësore. Miqësoret shërbejnë për të fituar, por edhe për elementë të tillë që për bërë një check in edhe për lojtarët e rinj” – tha De Biasi.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve