De Biasi elozhe, Ajeti sfidon Hysjan:
Do ta mund dhe shkoj në Europian

De Biasi elozhe, Ajeti sfidon Hysjan:<br />Do ta mund dhe shkoj në Europian
Sponsorizimi i trajnerit të kombëtares De Biasi për Hysajn dhe Ajetin ia ka vlejtur 100%, pasi paraqitja mjaft e mirë që kanë zhvilluar në Serie A këtë edicion ka bërë që mediat italiane t’u bëjnë jehonë zbulimeve të teknikut të kombëtares shqiptare.

Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, tekniku ka zbuluar si e ka zbuluar Arlind Ajetin dhe ka pranuar se e ka llogaritur për në Francë 2016. “Arlind Ajeti është një mbrojtës agresiv, por i pastër dhe pa faulle, ta kalosh është shumë e vështrë. Unë kam qenë dhe jam shumë i bindur në cilësitë e tij, prandaj ia sugjerova trajnerit të Frosinones.

Për herë të parë Ajetin e pashë në ‘Stamford Bridge’ në shtator 2013, kur Baseli fitoi 2-1 kundër Çelsit. Arlindi hyri në lojë në 10 minutat e fundit të ndeshjes dhe e kreu punën mirë. Nga atëherë fillova ta ndjek, e ftuam në kombëtare dhe tregoi se justifikoi besimin. Nëse do të vazhdojë me këtë ritëm, besoj që do të jetë gati për në Europian”shprehet ai.

Nuk ka mbetur jashtë vëmendjes edhe vetë mbrojtësi shqiptar me origjinë nga Kosova pas debutimit me gol, teksa ka treguar për La Gazzetta dello Sport, objektivat për 2016, idhullin, por edhe përjashtatjen dhe mbresat nga Serie A. “Dy objektivat për vitin 2016 janë dy të siguroj mbijetesën me Frosinonen dhe të luaj në ‘Euro 2016’ me Shqipërinë.

Aventurën në Itali e kam nisur në mënyrën më të mirë. Jam këtu falë trajnerit De Biasi, i cili më rekomandoi Frosinonen. Shqipëria i është mirënjohës, pasi siguroi pjesëmarrjen në Kampionatin Europian, ku shpresoj që të jem pjesë e finaleve.

Përsa i përket Serie A, është një kampionat shumë i fortë, me sulmues të talentuar, ndër të cilët do të vlerësoja Higuainin. Idhulli im është Ramos i Realit të Madridit, të cilin e ndjek gjithmonë. Për Hysjan kam reskpet, pasi është një shok i mirë dhe një lojtar i madh, teksa një gjë të tillë e ka treguar me Napolin. Por nuk do ta toleroj të dielën, pasi na duhet fitorja përballë Napolit”deklaroi ai. Derbi i shqiptarëve në Serie A pritet që të ndihqet me interes maksimal. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin rrugor ‘Prrenjas-Librazhd’! Makinat përplasen me njëra tjetrën, 1 i plagosur

Aksident në aksin rrugor ‘Prrenjas-Librazhd’! Makinat përplasen me njëra tjetrën, 1 i plagosur