De Biasi: Golin e parë e shënuam
vetë, ia dhuruam ndeshjen Spanjës

De Biasi: Golin e parë e shënuam<br />vetë, ia dhuruam ndeshjen Spanjës
Trajneri i ekipit kombëtar, Gianni de Biasi pas ndeshjes deklaroi se 'Nuk duhet të mbanim shumë topin, pasi në momentin e parë që gabon Spanja të ndëshkon dhe kjo gjë ndodhi'.
 
Ishte një ndeshje shumë e vështirë, pasi përballë kishim një ekip mjaft të mirë. Besoj që bëmë një ndeshje të mirë, në pjesën e parë nuk i dhamë shumë shanse Spanjës.
 
Nuk bëmë atë ndeshje që kishim përgatitur, pasi kishim planifikuar të luanim me sulme të shpejta dhe qarkullim të topit, por nuk ndodhi kështu dhe pas pësimit të golit të parë ramë moralisht

Dhuruam një ndeshje. Bëmë pak në sulm, ndërsa në mbrojtje u munduam të bëjmë atë që dimë të bëjmë.
 
Është e trishtë që golin e parë e bëmë vetë. Mund të pësonim gol në shumë mënyra, por jo në atë mënyrë
" deklaroi ai. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi