Trajneri i kombëtares De Biasi ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e kombëtares në ndeshjen me Katarin, përjashto minutën e parë, për të cilën tekniku italian shprehet se akoma nuk kishim dalë nga tuneli.
 
“Ishte një ndeshje deri diku e mirë, përveç minutës së parë, ku u duk se skuadra nuk kishte dalë nga tuneli.
 
Pësuam një gol edhe më të shpejt se herët e tjera. Kur nisi loja, në vend që ta luanim topin përpara e kaluam mbrapa. Pësuam një gol budalla. Duhet të punojmë shumë në këtë pikë, pasi episode të tilla bëjnë diferencën në Europian” tha tekniku për super sport.
 
Përsa i përket paraqitjes së repartit sulmues, De Biasi nisur edhe nga goli i Sadikut u shpreh se “Mendoj që sulmuesit do të jenë në formë optimale fizike në Francë”.
 
Tashmë mbetet të shihet se cilët do të skarcojë tekniku nga lista përfundimtare. 


d.b/shqiptarja.com