De Biasi konfirmon dëshirën për
shtetësinë dhe ndjek Superioren

De Biasi konfirmon dëshirën për<br />shtetësinë dhe ndjek Superioren
Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit, Gianni De Biasi ka konfirmuar dëshirën për pajisjen me pasaportë shqiptare, teksa kërkesën kryeministrit Rama ia shprehu publikisht ditën e hënë. “Po, është e vërtetë që unë kam shprehur dëshirën për t’u pajisur me pasaportë shqiptare.

Nëse kryeministri apo presidenti do më plotësojnë kërkesën do ta mbaj me krenari përkatësinë time me popullin shqiptar" deklaroi ai. Trajneri i ekipit kombëtar gjatë ditës së martë ka ndjekur nga afër stërvitjen e ekipit të Tiranës, teksa pjesë e bardhebluve janë edhe disa futbollistë të ekipit kombëtar të futbollit.

Qëllimi i italianit që drejton ekipin kombëtar prej më shumë se 3 vitesh është që të ndjekë nga afër, jo vetëm lojtarët që ka pjesë të ekipit kombëtar, por edhe të rinjtë e talentuar që mund të bëhen pjesë e saj. “Ndodhem këtu për vëzhguar mënyrën e të punuarit në skuadrat e kampionatit shqiptar.

Gjithashtu për të parë gjendjen e disa lojtarëve që janë pjesë e Kombëtares, por edhe të atyre që mund të bëhen pjesë e skuadrës që unë drejtoj, në të ardhmen. Kjo është edhe një mënyrë për të krijuar një marrëdhënie pune edhe me trajnerët e skuadrave që bëjnë pjesë në Superligë.

Në këtë mënyrë mund të marrim edhe informacione për disa lojtare që janë të grumbulluar në Kombëtare. Tirana ka një staf teknik dhe lojtarë mjaft të mirë dhe profesionistë. Janë duke zhvilluar një kampionat të suksesshëm. Tirana ka një skuadër të fortë dhe se bashku me Kukësin, Skënderbeun dhe Partizanin janë duke zhvilluar një kampionat të fortë dhe po i japin tonin Superiores.

Përsa i përket Bakajt dhe Muzakës e kam thënë se portat e ekipit Kombëtar janë të hapura. Mjafton që të tregojnë kualitetin e tyre dhe të konkurrojnë fort me lojtarët që janë aktualisht në skuadër dhe që po bëjnë një punë të shkëlqyer deri tani. Mundësitë ekzistojnë edhe për Karabecin dhe Frasherin" deklaroi ai. Të mërkurën  De Biasi do të jetë tek Partizani dhe më pas edhe tek skuadrat e tjera.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore