De Biasi largohet nga Shqipëria?
Berisha: Sporti fiton mbi terrorizmin

De Biasi largohet nga Shqipëria?<br />Berisha: Sporti fiton mbi terrorizmin
Trajneri i Shqipërisë Gianni De Biasi mund të largohet pas përfundimit të Kampionatit Europian nga Kombëtarja për të vazhduar karrierën në drejtimin e Lazios në kampionatin italian të futbollit.
 
Lajmin e japin mediat italiane, ndërsa si urë lidhëse mendohet se ka shërbyer drejtori teknik i Lazios, Igli Tare.
 
Aktualisht kombëtarja vazhdon përgatitjet në Durrës për dy ndeshjet e radhës miqësore.  Për mbrojtësin Elseid Hysa janë dy ndeshje të vështira me Austrinë dhe Luksemburgun dhe angazhimi do të jetë 100%.

“Kualifikimin e kemi të meritueshëm dhe përsa i përket skuadrave që kemi në grup do të luftojmë për të fituar.  Nuk kam asnjë konfirmim të ofertave apo për të lëvizur nga klubi ku ndodhem te Napoli’ shprehet ai.
 
Ndërsa Etrit Berisha ka komentuar edhe shpërthimet terroriste në Bruksel. “Ngjarje tragjike ajo cfare ndodhi në Bruksel, por shpresojmë që këto situata të mos mbyllin dyert për tifozët, pasi ne rast të kundërt sporti do te jetë më i zbehtë.
 
Kam përvojën e duhur dhe në ndeshjet e kombëtares kam dhënë maksimumin. Kombëtarja  duhet ti tregojë të gjithëve që ne do të japim maksimumin që të mos zhvillojmë tre ndeshje dhe të kthehemi në shtëpi por të vijojmë më tej duke qenë dhe surpriza e radhës në këtë eliminator”tha ai. 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)