E diela do të jetë pushim për kombëtaren shqiptare të futbollit, ndërsa në mbrëmje në 22:00 të do të nisen për në Francë me charter për t’u vendosur në në Hotel  L’Agapa SPA” me 5 pyje në Perros Guirec.
 
Pas humbjes me Ukrainën të premten në mbrëmje, të shtunën paradite komëbtarja në drejtimin e De Biasit zhvilloi një analizë për humbjen e pësuar duke u ndalur te gabimet, e cilësuara foshnjarake të mbrojtjes që pësoi 3 gola.
 
Pas analizës ekipi kuqezi ka zhvilluar një seancë stërvitore  në kompleksin stërvitor të Atalanatës në bar sintetik per shkak te shiut.
 
Pas stërvitjes trajneri De Biasi vendosi që të lerë të lirë ekipin kombëtar për 24 orë për t’u  takuar me familjarët para nisjes për në Francë, ku ditët e fundit para Europianit në Perros Guirec do të jenë mjaft intensive për përgatitjet e ndeshjes së parë ndaj Zvicrës dhe më pas përballë Francës dhe Rumanisë.