Armend Dallaku ka deklaruar tërheqjen nga Kombëtarja kuqezi pas 64 pjesëmarrjeve. Mbrojtësi kosovar ka reaguar menjëherë pas deklaratave të trajnerit të ekipit Kombëtar të futbollit, Gianni De Biasi, i cili deklaroi para ndeshjes miqësore përballë ekipit të Maltës se Dallku nuk është në projektin e tij për eliminatoret e kampionatit Evropian 2016. Kaq ka mjaftuar që Dallku të njoftojë FSHF-në për largimin përfundimtar nga përfaqësuesja.
Në njoftimin e FSHF- shkruhet se “ Armend Dallku nuk do të luajë më për kombëtaren shqiptare të futbollit. Lajmi është konfirmuar nga vetë futbollisti, i cili do të vazhdojë karrierën e tij vetëm me klubin ukrainas Vrolska. Armend Dallku, është një nga futbollistët më të spikatur të kombëtares, në dekadën e fundit. Ai ka qenë lojtar stabël, në formacionin e ekipit kombëtar. Dallku numëron 64 ndeshje të luajtura me fanellën e kombëtares, ku ka shënuar vetëm një gol, në fitoren 3-0 ndaj Maltës në 9 tetor të vitit 2008. Kontributi i tij, në skuadrën kuqezi është vlerësuar nga mediat dhe specialistët.
Me të mësuar këtë lajm, për largimin e tij nga skuadra kombëtare e Shqipërisë, Presidenti Armand Duka është shprehur: Të vjen keq, që largohet një lojtar me kaq kontribut në ekipin kombëtar. Unë do ta vlerësoja Dallkun, si futbollist dhe si njeri, për atë që ka dhënë në shërbim të skuadrës kombëtare. Dëshiroj ta falenderoj publikisht, për ç’ka ka dhënë dhe i uroj fat dhe suksese”- përfundon Presidenti i FSHF.
Por, ende nuk dihet nëse Dallku do të vazhdojë karrierën si futbollit vetëm në ekipin e ukrainas, apo do të angazhohet me përfaqësuesen e Kosovës. Sipas informacioneve nga Kosova, por edhe nga FSHF mendohet se Dallaku do t’i bashkëngjitet ekipit më të ri përfaqësues. Megjithatë ende nuk ka asgjë të konfirmuar. Ajo që vlen të theksohet është që, trajneri italian e kishte humbur besimin te kosovari në eliminatoret e Botërorit të Brazilit. De Biasi edhe një vit më parë e paralajmëroi vendimin që mori më 5 Mars për të mos e ftuar më mbrojtësin.
E çuditshme është arsyeja për mënyrën e largimit të një mbrojtësi me eksperiencë dhe aq më tepër që është kapiten i një ekipi të njohur në kampionatin ukrainas të futbollit, por edhe në Evropë. Te Vrolska, mbrojtësi kosovar ka një rol kryesor brenda dhe jashtë fushe për kontributin që ka dhënë dhe besimin e krijuar. Dallku në kampionatin shqiptar fillimisht luajti me ekipin e Elbasanit.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com