De Biasi: Nder nëse drejtoj Italinë
uroj që kandidatura ime të mos digjet 

De Biasi: Nder nëse drejtoj Italinë<br />uroj që kandidatura ime të mos digjet 
Në Itali nuk e fshehin që të paktën për momentin emri i Gianni De Biasit është më i kuotuari për të pasuar Antonio Conten tek stoli i Italisë. Kjo pistë është shumë e nxehtë aq sa javën e kaluar ish-portieri i njohur Ëalter Zenga deklaroi se De Biasi do të jetë trajneri i ardhshëm i Italisë.

Vetë tekniku i Kombëtares duke ndërhyrë në emisionin 4-4-2 ku flitej për temën e ditës pra Leicesterin kampion ka deklaruar:

“Të shpresojmë që të mos jetë si në politikë ku emri që lakohet më shumë më pas digjet si kandidaturë.Të drejtoj KOmbëtaren e Italisë do të ishte një nder i madh për mua.Kush nuk do të kishte ambicie të bëhej trajner I një skuadre katër herë kampione bote.POr unë për momentin jam i përqëndruar tek Shqipëria dhe tek Europiani më pas të shohim..” përfundon De Biasi.

Ai flet edhe për mikun e tij Ranieri që u shpall kampion Anglie me Leicesterin. ”Ranierin e kam mik pasi kemi luajtur së bashku tek Palermo dhe flasim thuajse çdo jave .Të fitosh si ka bërë ai në një kampionat tmerrësisht të fortë duke luajtur një futboll të bukur është një poezi e vërtetë. Ranieri është një shembull i vlerave humane dhe teknike. Kjo është e bukura e futbollit”.

De BIasi e mbyll duke thënë se ka një ngjashmëri mes Leicesterit dhe Shqipërisë së tij.

de biasi

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani

Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani