De Biasi nderohet me titullin
"Cavaliere" i Italisë/FOTO

De Biasi nderohet me titullin<br />
Trajneri i Kombëtares Shqiptare Gianni De Biasi është nderuar nga Presidenti i Republikës me Titullin prestigjioz Cavaliere i “Urdhërit të Yllit Italian”.
 
Titulli u dorëzua në emër të Presidentit Sergio Matarella nga Ambasadori Italian në Shqipëri Alberto Cutillo.
 
Në ceremoninë ku merrnin pjesë personalitete nga politika, kultura e sporti të të dy vendeve, Cutillo theksoi kontributin e rëndësishëm të De Biasi-t në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Italisë e Shqipërisë dhe promovimin e imazhit të vendit tonë në botë. 

Është një kënaqësi e madhe për mua të jap këtë çmim të veçantë për trajnerin Gianni De Biasi, për meritat jo vetëm sportive, por mbi të gjitha njerëzore. Nuk ka nevojë që të mbaj fjalim se De Biazi është personazh i njohur por do të doja të lexoja motivimin: ‘Për kontributin e tij për marrëdhëniet mes Italisë e Shqipërisë, duke treguar interes për zhvillimin e sportit në Shqipëri, duke kontribuar me përvojën e tij në rritjen e sportit shqiptar. Duke reflektuar nëpërmjet futbollit edhe impenjimin politik të Italisë në Shqipëri", u shpreh Cutillo.

Ambasadori italian foli edhe për perspektivën e Shqipërisë drejt BE, duke theksuar se ka vende të cilat duan të dalin nga unioni, por Shqipëria dhe Italia, sipas tij, mendojnë se mund të jenë bashkë pjesë e bllokut europian.

Cutillo vlerësoi se De Biasi bëri me futbollin, duke kualifikuar Shqipërinë në Europian, atë që s'e ka bërë ende politika. 

"Nuk është meritë vetëm e trajnerit, është edhe e lojtarëve, por ai arriti para nesh, para politikës, të bëjë Shqipërinë pjesë të hartës së Europës. Do të mjaftonte vetëm kjo e fundit për të justifikuar plotësisht çmimin që i jepet De Biasit”, tha Cutillo.
 
Nga ana e tij, De Biasi u shpreh i lumtur që merrte këtë çmim, ndërsa theksoi se Shqipëria dhe Italia ndahen nga një det, por kanë një mentalitet të ngjashëm. 

"Jam shumë krenar për titullin, duke qenë se bëhet fjalë për një tjetër urë lidhëse mes dy popujve, të cilët janë shumë afër njëri tjetrit.
 
Vërtet na ndan një det, por është një distancë shumë e vogël për t'u kaluar. kemi një mentalitet mjaft të ngjashëm, dhe uroj që raportet të jenë gjithnjë e më të ngushta, pasi mendoj se kjo është në interes të të gjithëve
", u shpreh De Biasi.
 
I pranishëm në ceremoni, Kryeministri Edi Rama tha se titulli nderon të gjithë shqiptarët, pasi De Biasi tashmë mban pasaportë shqiptare.
 
Ai tregoi gjithashtu edhe momentin e frikës kur De Biasi u përmend si mundësia më e mirë për të zëvendësuar Antonio Conten në fronin e Italisë.
 
“Është një nder i madh për të gjithë ne të jetojmë këtë periudhë historike për Kombëtaren Shqiptare dhe një ndër i madh për mua dhe besoj për të gjithë ata që kanë pasur fatin ta njohim nga afër Gianni De Biasin". Kemi trajner më të mirë se Italia", u shpreh Rama. 

Me këtë vlerësim, Kryeministri Edi Rama iu drejtua sot ceremonisë në rezidencën e Ambasadës Italiane në Tiranë, ku iu dorëzua medalja “Ordine Stella d’Italia”, trajnerit të Ekipit Kombëtar të Futbollit, Gianni De Biasi.  

Kryeministri Rama e mbylli fjalën e tij i cili e mbylli edhe me një parashikim: “Pres gjëra të mëdha për Kampionatin e ardhshëm europian. Në Kampionatin e ardhshëm Europian Shqipëria do të jetë si për të luajtur futboll në finalet, ashtu edhe për të negociuar e do jetë më afër se sot me Europën, duke shpresuar që Unioni do të jetë. Por Unioni apo jo, finalet do të jenë kështu që së paku një Shqipëria do të jetë në finalet europiane me të mëdhenjtë e Europës".

Urdhri i Yllit jepet nga Presidenti i Republikës Italiane me propozimin e Ministrit të Jashtëm dhe përbën një prej nderimeve më prestigjioze për kontribute jashtë kufijve të Italisë.

[gallery]20951[/gallery]

(De Biasi merr titullin "Cavalier". Kliko për foto të tjera)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos