De Biasi: Ndeshja e 24 marsit ndaj
Italisë? Secili vjen me armët e veta

De Biasi: Ndeshja e 24 marsit ndaj<br />Italisë? Secili vjen me armët e veta
Të premten e 24 marsit, në “Renzo Barbera” të Palermos, kundër  Shqipërisë së tij do të vihet Italia, në ndeshjen e pestë të grupit G kualifikues të Kupës së Botës 2018. “Të luash kundër Italisë nuk është e lehtë", përgjigjet Xhani De Biazi në faqet e “La Tribuna di Treviso”. 

"Natyrisht, nuk është hera e parë që vendosem kundër bluve. E kam zhvilluar tashmë me ta në një miqësore në nëntor të 2014-ës, kur trainer ishte Antonio Conte.

Por, në mënyrë të qartë, kjo është më e rëndësishme, sepse ka pikë për t’u fituar. Dhe për ne është pothuajse vendimtare. Me Spanjën dhe Italinë në grup, objektivisht e kemi kuptuar që në fillim se na priste një detyrë e vështirë.
 
Shumë lojtarë shqiptarë luajnë në Itali. Të gjithë janë duke bërë mirë. Më i miri është ndoshta Berisha, i cili ka fituar vendin e titullarit tek Atalanta.

Gjithashtu, ky është sezoni i shenjtërimit për Hysajn, sepse përvoja ndërkombëtare është vendimtare në formimin e një lojtari”,
janë fjalët e numrit një të kombëtares.
 
 Italia ka aktualisht dhjetë pikë, po aq sa Spanja. Shqipëria ka grumbulluar gjashtë të tilla. “Ventura thotë se ka frikë nga Shqipëria. E thotë këtë, ngaqë ai është favorit, replikon De Biazi. "Ka Belottin, Immobilen dhe të rinj të talentuar. Pastaj posedon mbrojtjen-bllok të Juves, që siguron qëndrueshmërinë”.
 
De Biazi ka patur thirrje për t’u kthyer sërisht trainer në Itali, në javët e fundit. Vetë 60-vjeçari sqaron: “Po, më ftoi Zamparini të drejtoja Palermon, por me edukatë e refuzova.

Në këtë moment jam mirë me Shqipërinë, sepse kam qenë në gjendje për të përcjellë një mesazh: Nuk jam aty për para, por për të krijuar një mendim të ndryshëm, sepse me të vërtetë besoj se kjo kombëtare mund të fitojë. Dhe kjo është e rëndësishme. Sugjerime të tjera?

Unë nuk e mohoj që do të doja të bëja trajnerin në Spanjë, ose Angli. Ndeshja e 24 marsit me Italinë? Secili ka armët e veta. Ne do të bëjmë një lojë të mirë, pavarësisht vështirësisë së paraqesin blutë
”, e mbyll De Biasi.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve