De Biasi në Shqipëri: Duka 
të zgjedhë vetë trajnerin e ri

De Biasi në Shqipëri: Duka <br />të zgjedhë vetë trajnerin e ri
“Më shumë se një koleg në Itali më ka kërkuar informacion për kombëtaren shqiptare, por zgjedhjen për trajnerin e ri e bën presidenti Duka dhe ai ka eksperiencë. Ndërsa unë nuk kam pasur asnjë ofertë”.
 
Kështu ka deklaruar ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Giani De Biasi, para mediave, në ceremoninë e mirënjohjes që ministria e Arsimit dhe Sportit, kishte përgatitur për të.
 
“Presidenti Duka e di që nëse ka nevojë, unë jam në krah të tij. Do jem gjithmonë në krah të Presidentit Duka për çdo këshillë, por ai e ka një eksperiencë që mund të zgjedhë në pavarësi të plotë.
 
Më shumë së një koleg në Itali më ka kërkuar informacion pasi Shqipëria tashmë është bërë një skuadër që trajnerëve mund t’u japë mundësi të mira për të treguar se sa vlejnë pasi përpara është edhe Europiani i 2020-ës që mund të jetë një mundësi shumë e mirë.
 
Unë nuk kam marrë ende asnjë ofertë. Kur isha ne drejtimin e Shqipërisë kisha oferta por këto ditë s’më ka telefonuar askush
”, tha De Biasi.
 
Nga ana e saj, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabina, ka shprehur edhe një herë mirënjohjen institucionale për Giani De Biasin, si trajneri që i dhuroi emocione të forta vendit tonë.
 
Edhe pse De Biasi ka veshur edhe më herët kostumin popullor shqiptar, sot iu dhuruan edhe këpucët e veshjes tradicionale të Shqipërisë.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot