De Biasi: Nuk ka vlerë vendi i parë
Spanja do të jetë shumë e vështirë

De Biasi: Nuk ka vlerë vendi i parë<br />Spanja do të jetë shumë e vështirë
Trajneri i ekipit kombëtar Gianni De Biasi ka vlerësuar lojtarët për fitoren e arritur, ndërsa ka deklaruar se nga dita e premte do të fillojë që të mendojë për ndeshjen përballë Spanjës, e cila është shumë e vështirë.
 
Luajtëm një ndeshje të mirë, është një rezultat i rëndësishëm që na jep besim për më vonë.
 
Duhet ta fitonim me cdo kusht këtë ndeshje dhe duhet të luanim me shumë forca sulmuese dhe besoj se e bëmë dicka të tillë.
 
Kemi luajtur një mënyrë tjetër, jo aq mirë sa shpresoja por kemi krijuar raste.
 
Më kënaq që shënuam gol sidomos me Balajn, i cili kishte nevojë për vazhdimësi.
 
Nuk duhet të fluturojmë, pasi kanë kaluar vetëm dy ndeshje.
 
Kemi shumë ndeshje të vështira përpara dhe duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, nuk ka vlerë vendi i parë, pasi nga anët e mia thuhet që të vdekurit numërohen në fund të betejës
 
Italia dhe Spanja u përballën me njëri-tjetrin dhe ata janë favoritet për vendet e para
”deklaroi italiani.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë