De Biasi: Po fituam me Italinë
do jem më i lumturi në botë

De Biasi: Po fituam me Italinë<br />do jem më i lumturi në botë
Gianni De Biasi është i bindur se do të zhvillojmë një ndeshje të mirë ndaj Italisë por thotë se të arrish një rezultat ndaj të kaltërve është tjetër gjë.
 
“Të fitojmë ndaj Italisë do të jetë një kënaqësi e madhe por unë nuk jam këtu për të marrë hak. Nëse fitoj ndaj italianëve nuk do të ndihem në faj. Skuadra ime duhet të futet në fushë me një përqëndrim të madh duke kërkuar të vërë në vështirësi kundërshtarin. Duhet të mbrohemi mirë dhe të kundërsulmojmë’'
 
Kombëtarja ka mungesa të shumta dhe trajneri duket se ka ende dyshime për ata që do të hedhë në fushë:
 
“Ende nuk ua kam komunikuar formacionin lojtarëvë pasi kam tre ose katër dyshime, në portë ndoshta mund të luajë edhe Strakosha, do të jetë surprizë. Do ta luajmë këtë ndeshje për tu futur në histori” e mbyll trajneri.
 
Skuadra ka zhvilluar edhe seancën e fundit në stadiumin “Renzo Barbera” aty ku do luhet ndeshja.
 
Në kampin e Italisë kanë folur trajneri Ventura dhe kapiteni Buffon të cilët jo vetëm që e respektojnë por edhe i tremben Shqipërisë.Trajneri Ventura ka deklaruar:

“Pres që Shqipëria të luajë në mbrojte dhe të kundërsulmojë,për ne nuk do jetë e lehtë.Shqipëria përballet për herë të parë me Italinë në ndeshje zyrtare dhe për ta është historike. Për ketë ne e respektojmë shumë kundërshtarin dhe duhet të japim 100% për të fituar. Shqiptarë ka kudo kështu që pres të jenë të shumtë edhe në Palermo”-e mbyll Ventura.
 
Portieri Buffon luan ndeshjen e 1000-të në karrierë dhe për Kombëtaren thotë:
 
“Shqipëria ka treguar se di ti vërë në vështirësi kundërshtarët.Janë një skuadër për tu pasur kujdes dhe këtë nuk e them për retorikë është një skuadër që meriton respekt” përfundon kapiteni i të kaltërve.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë