Pas humbjes me Italinë, që ishte e treta radhazi, ndeshjes trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi u shpreh mjaft i zhgënjyer me rastet e humbura.
 
"Kundërshtari nuk e priste një sistem të tillë loje, u vendos në vështirësi, pasi nuk e mendoi që Shqipëria do të luante kështu.
 
Patëm rastet për të shënuar, por nuk arritëm që të shkonim deri në fund për të shënuar.
 
Mund të bënim më shumë, pasi krijuam rastet, por nuk ishim të saktë para portës.
 
Shpresuam deri në pësimin e golit të dytë, pasi ishim në lojë. Kjo ishte loja dhe duhet të pranojmë rezultatin" deklaroi ai pas humbjes 2-0.


dy.b/shqiptarja.com