De Biasi:Spanja del e para në grup
Shqipëria do tentojë vendin e dytë

De Biasi:Spanja del e para në grup<br />Shqipëria do tentojë vendin e dytë
Vetëm tre ndeshje në grup dhe një përballë Spanjës i kanë mjaftuar trajnerit të Kombëtares De Biasi për të kuptuar renditjen përfundimtare në grupin tonë kualifikues.
 
Spanja fiton grupin ndërsa Shqipëria luftën reale e ka me Izraelin për vendin e tretë edhe pse do të provojmë edhe për vendin e dytë.

Një ditë pas humbjes me Spanjën De Biasi ka folur për mediat italiane në Radio 1 dhe humbjen ndaj iberikëve e ka analizuar në këtë mënyrë:”Të luash ndaj Spanjës së sotme është shumë e vështirë dhe këtë e pamë edhe ndaj Italisë. Çdo skuadër do ketë vështirësi ndaj iberikëve pasi kanë një skuadër të fortë me lojtarë që luajnë tek Real Madrid dhe Barcelona. Spanja e mban shumë topin dhe jo gjithmonë e gjen rrugën e golit. Ne mbrëmë nuk arritëm të prishnim zotërimin e topit të Spanjës ashtu siç bëmë kur fituam me Portugalinë”.

De Biasi jep një mendim edhe për grupin:”Mendoj se Spanja ka diçka më shumë dhe do e fitojë grupin. Më vjen keq për Italinë. Skuadrat më të mira në grup janë Spanja dhe Italia ndërsa më pas ne dhe Izraeli që do të luftojmë për vendin e tretë. Ne si Shqipëri nuk e mendojmë vendin e dytë edhe pse do të provojmë ta mbyllim të dytët” përfundon De Biasi.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi