De Biasi sqaron se përse e largoi
Gjimshitin e Rashicën dhe nervozohet

De Biasi sqaron se përse e largoi<br />Gjimshitin e Rashicën dhe nervozohet
Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit, Gianni De Biasi përmes një konference për mediat ka sqaruar vendimin për largimet e 4 lojtarëve nga grumbullimi dhe zyrtarizimin e listës për në Francë 2016.
 
Fillimisht trajneri është shprehur se ka qenë shumë i vështirë vendimi për përzgjedhjen e 4 lojtarëve që të largonte, por nga shpjegimi që ka dhënë duket se lista ka qenë e menduar më parë.
 
“Ishte një zgjedhje e vështirë dhe dëshpëruese, por bëmë disa vlerësime në detaje për cdo lojtar. Komunikimi ishte në mënyrë të drejtpërdrejtë me lojtarët, ua thashë në sy arsyet se përse nuk do të jenë në Francë.

Ishte e vështirë, por gjërat duhen thënë në sy, lojtarët duhet ta pranonin, nuk ishin të gëzuar, por e dinin se cfarë i priste, se ua kam komunikuar 10 ditë më parë për vendimet që do të merrnim dhe vendimet janë marrë mbi bazën e punës në stërvitje. 

Motivet e zgjedhjeve të mia janë teknike dhe fizike. Berat Gjimshiti ka një vit që nuk luan, ndërsa Rashica nuk ishte pjesë e eliminatoreve, prandaj vendosa që të mos e marr, por do të jetë e ardhmja e Shqipërisë”deklaroi ai ndër të tjera.

Por, tekniku nuk ka qenë aspak i qetë në konferencën për shtyp, pasi kur është pyetur për standardin e zgjedhjeve përfundimtare, ku largoi Gjimshitin dhe mori Veselin, De Biasi u shpreh i nervozuar se “Këto janë zgjedhje që i kam bërë unë. Nëse do të ishit ju, gazetarët, do të zgjidhnit ndryshe, ndoshta. Eshtë e drejta ime të zgjedh në këtë rast, besoj”.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve