Kreu i AKR-së, Behxhet Pacolli ka zhvilluar një takim sot me ish-trajnerin e Shqipërisë, Gianni De Biasi. Një nga temat e diskutimit ka qenë edhe stoli i Përfaqësueses së Kosovës. Pacolli përmes një statusi në rrjetet sociale shkruan “Me mikun tim Gianin, heroin e gjithë shqiptarëve.
/Shqiptarja.com
De Biasi mu duk goxha i interesuar për ta drejtuar edhe Kosovën. Do të bisedoj me Vokrrin, ndoshta mund të bëhet diçka e bukur”. Aktualisht De Biasi është pa një ekip pas shkarkimit nga Alavesh në Spanjë, ndërsa pas deklaratës së Pacollit mund të nisin bisedimet për të marrë drejtimin e Kosovës.

d.b/shqiptarja.com









