Në një intervistë për gazetën italiane “Tuttosport” trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi zgjedh stadiumin ku do të preferonte që të përballej me Italinë në 24 mars.
 
Do të më pëlqente të luaja në Veri të Italisë, ndoshta në Torino, apo ndoshta edhe në Verona.
 
Për mua do të ishin ideale edhe qytete si Udine dhe Bolonja, ndërsa do të shkoja me dëshirë te kjo e fundit, nëse do të më duhej të zgjidhja
”tha De Biasi.
 
Pas humbjes me Spanjën, Shqipëria po përgatitet për ndeshjen me Izraelin në nëntor, ndërsa në mars e nis me Italinë vitin 2017.

De Biasi
dy.b/shqiptarja.com