TIRANË - Kuqezinjtë kanë nisur gjatë ditës së martë përgatitjet anti-Armeni.
Tekniku Xhani De Biazi gjatë ditës së djeshme është njohur me gjëndjen e lojtarëve, teksa i ka prezantuar skuadrës dhe programin e përgatitjeve për këtë javë.
Portieri Ertrit Berisha, gjatë një prononcimi për mediat është shprehur se ndeshja me Armeninë është thelbësore për skuadrën, teksa shtoi se entuziazmi i grupit është i madh. "Jemi të përqendruar, duam fitore me Armeninë", tha Berisha. "Ndeshja me Armeninë është shumë e rëndësishme për grupin tonë. Ne do të bëjmë maksimumin për të fituar. Jemi të përqëndruar dhe e dimë cili është rezultati që duhet të arrijmë të dielën, pasi e dimë se nëse duam të prekim finalet e Europianit, atëherë nuk duhet të neglizhojmë asnjë", nënvizoi Berisha.
Mbrojtësi Andi Lila tha se Armenia duhet vlerësuar njëlloj si Portugalia, pasi në të dyja rastet, fitorja vlen tre pikë. "Kemi respekt maksimal për Armeninë sepse fitorja si me Armeninë edhe me Danimarkën apo Portugalinë vlen tri pikë. Nëse fitojmë, vazhdimësia jonë në këto eliminatore do të jetë fantastike", tha anësori i kombëtares shqiptare.
Mbrojtesi, Andi Lila
Një prononcim për mediat ka dhënë edhe mbrojtësi i talentuar Naser Aliji, i cili është me origjinë nga Maqedonia, por që luan tek Bazeli në Zvicër. "Krenar që jam këtu", tha 21-vjeçari. "Ndihem shumë krenar që jam pjesë e kombëtares.
Këtu më kanë pritur shumë mirë dhe ndihem si në shtëpinë time", tha mbrojtësi i majtë i skuadrës zviceriane që është përfaqësuesi i vetëm i shqiptarëve të Maqedonisë dhe ky është një fakt që mbush edhe më shumë me krenari 21-vjeçarin.
Aliji, i cili ka marrë për herë të parë ftesë në kombëtaren shqiptare, pritet të jetë zëvendësuesi i parë i Ansi Agollit në krosinë e majtë të mbrojtjes së kuqezinjëve./ATSH/
/Shqiptarja.com