De Biazi “gjuan” për lojtarë
shqiptarë në Superligë

De Biazi “gjuan” për lojtarë<br />shqiptarë në Superligë
Trajneri i Kombëtares tonë, Xhani De Biazi, një ditë më parë ndoqi nga afër ndeshjen Vllaznia – Skënderbeu, me qëllim për të zbuluar elementë të mirë për skuadrën tonë përfaqësuese.

Përballjen e 29 marsit kundër Armenisë në “Elbasan Arena”, De Biazi e quajti shumë të rëndësishme, ndërsa u shpreh optimist sa i përket vendimit të Arbitrazhit Sportiv në lidhje me ngjarjet e 14 tetorit në Beograd.

“Kemi një takim mjaft të rëndësishëm me Armeninë dhe ajo që më shqetëson më shumë është se të gjithë mendojmë se do të jetë një ndeshje e thjeshtë, por në fakt nuk është aspak. Duhet të kuptojmë që jemi ende një skuadër e vogël që ka nevojë të përmirësohet. Shpresoj që Arbitrazhi Sporti të ndryshojë plotësisht vendimet e mëparshme”, tha tekniku italian.

Sa i përket ndeshjes mes shkodranëve dhe korçareve, 57-vjeçari e quajti një takim të barabartë, ndërsa kritikoi kushtet e fushës së stadiumit “Loro Boriçi” që sipas tij ndikoi në performancën e ndeshjes.

“Ishte një ndeshje e ekuilibruar mes dy ekipeve të vendosura mirë që zhvilluan një takim të një niveli të kënaqshëm. Terreni i rënduar i penalizoi disi skuadrat. Sigurisht që unë ndjek të gjithë ata lojtarë që mund ti shërbejnë kombëtares”, tha De Biazi.

Marrë nga "Shekulli"

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit