Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi ka komentuar gjendjen e futbollit italian në një intervistë për Tuttomercatoëeb.
Gjatë intervistës, De Biasi ka zbuluar edhe ofertën e marrë nga një kombëtare futbolli, të cilën e ka refuzuar pasi nuk ndjehej gati.
INTERVISTA E PLOTË:
Barazimi i Juventusit në ndeshjen me Genovën, a e ka rihapur kampionatin?
Nuk ka qënë kurrë i mbyllur, por ka qënë dominuar nga Juventus. Skuadra ka treguar Juventusi ka treguar aftësinë e tij për të rinovuar veten, për të synuar gjithnjë maksimumin ".
A po lëkundet Gatusso?
Do të ishte e parakohshme. Rino duhet të mësohet me këto zëra sepse janë pjesë e futbollit edhe pse janë të shëmtuar. Ai është duke bërë më të mirën, ai ka një ekip të mirë, por ai të ketë një mentalitet tjetër. Milani ka futbollistë me shumë cilësi dhe nuk po bën kampionat negativ. Por kur ulesh në pankinën e kuqezinjve ka një pritshmëri të veçantë.
Po sa i përket Torinos?
Ekipi është në formën më të mirë që në kohën e Kajros. Këtë vit mund të luftojë për të hyrë në fushën e Ligës së Evropës.
Seria B: si e shihni?
Më ka habitur Pescara. Është ekipi që kam ndjekur më së shumti, sepse trajneri Bepi Pillon është mik i imi. Ekipi është i mirë, përpara ka lojtarë me cilësi të shkëlqyeshme, si p.sh. Memushajn dhe Brugmanin. Edhe Palermo, ka një grup të mirë dhe shumë shanse për t’u ngjitur në Serinë A.
Po ju, a keni pasur oferta?
Kam biseduar me një Federatë, atë të Armenisë, por nuk e pranova ftesën. Unë dua të kthehem në rrugën e duhur me një projekt serioz. Nëse është klub apo kombëtare, kjo nuk ka rëndësi. Kam pasur propozime por nuk do të pranoj të parën që më vjen.
Ventura paska pranuar kërkesën e parë mesa duket...
Ai ndoshta donte të kthehej. Ndoshta ka menduar se kjo ishte e vetmja mundësi dhe pranoi.
A ju ka kërkuar edhe ju Chievo?
Nuk mbaj mend. (qesh)