'De la Fuente i njeh lojtarët e Spanjës që fëmijë', Andrea Marko në Minuta Zero: Fituesi i Euro 2024? Ai që ka më shumë fat

'De la Fuente i njeh lojtarët e Spanjës që fëmijë', Andrea Marko në Minuta Zero: Fituesi i Euro 2024? Ai që ka më shumë fat

Minuta Zero në Report Tv

Minuta Zero në Report Tv diskutoi edhe këtë mbrëmje për Euro 2024. Të dielën në orën 21:00 në Berlin luhet finalja mes Spanjës dhe Anglisë, duel që pritet me interes.

Së bashku me Andi Kapxhiun dhe Ogerta Spahiun, në studio ishte i ftuar edhe Andra Marko. Specialisti i futbollit është një tifoz i Anglisë dhe tregoi se në futboll fiton ai që ka më shumë fat.

"Anglia në finale? E parashikuam. Është hera e dytë dhe shpresoj që të fitojë Anglia. Nga gjysmëfinalistet vetëm Anglia nuk e ka fituar një trofe në Europian. Në futboll fiton ai që luan më mirë ose ai që ka fat.

Finale mes dy botëve të ndryshme në futboll? Luajnë dy mbretëri, që kanë këtë të përbashkët në përfaqësi. Spanja vjen me gjashtë fitore jo rastësore, ka bërë një lojë të bukur dhe ka eliminuar Gjermaninë dhe Francën.  Spanja bukurinë e ka te lojtarët dhe loja. Trajneri i njeh lojtarët, i ka pasur te moshat. Ka një modesti sesi lexon dhe bën ndërrime. Ka krijuar një lloj harmonie në grup.

Besoj që ne (tifoz me Anglinë) do e mundim Spanjën. Anglia ka pragmatizëm, është e konfiguruar në këtë mënyrë që të krijojë probleme. Ka shumë arsye pse fitohet një ndeshje.

Penalltia për Anglinë? Është tjetër gjë ta luash futbollin në fushë dhe tjetër gjë ta shohësh me ngadalësim. Ndërhyrja është për faull, prekja e Saka me dorë nuk u mor në konsideratë.

Rinovimi i Southgate? Për mua duhet të qëndrojë, i është ofruar rinovimi", tha Marko.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 13/07/2024 05:39

    Te dielen Spanja do ta shkrij Angline.Nuk e kuptoj pse specialistet,mendojne qe do fitoje Anglia?E kuptoj tifozin,qe thote fiton Anglia,por jo specialistin,sepse kur sheh lojen e Anglise,duhe fik televizori,ndeshje te dobta,pa tactice fare,luaj kot m'kot.Po kur thone i ka ardhe koha me e mor kupen Anglia?Spanja 3-0 England.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Tajlanda heq vizat për Kosovën! Kurti: Pasaporta jonë po vazhdon të fuqizohet

Tajlanda heq vizat për Kosovën! Kurti: Pasaporta jonë po vazhdon të fuqizohet