De Laurentiis bën të ëndërrojnë tifozët e Napolit, por flet qartë për Icardi-n: Nuk e blej

De Laurentiis bën të ëndërrojnë tifozët e Napolit, por flet qartë për Icardi-n: Nuk e blej

Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis

Presidenti i Napoli, Aurelio De Laurentiis, ka deklaruar se nuk do ta blejë Mauro Icardi-n. Presidenti italian ka mohuar interesimin për argjentinasin, ndërsa ka bërë vetëm një koment për James Rodriguez dhe Lozano-n: ‘Të shohim’.

Jemi vetëm në fillimin e merkatos së verës dhe çdo fjalë mund të përcillet si një mesazh nga presidenti i Napolit që ka qenë i qartë për Interin: “Nuk do ta blej Mauro Icardi-n”. I pyetur nga një gazetar presidenti italian (skuadra e të cilit thuhet se është në garë për të blerë argjentinasin së bashku me Juventusin dhe Atletico Madridi-n) ka mohuar mundësinë e blerjes së numrit 9, që mbi të gjitha duket se nuk do të largohet nga zikaltërit.

Një mundësi ishte që Mauro të shkëmbehej me Insigne, por ky i fundit një javë më parë ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë te Napoli, duke lënë kështu opsionin e vëtëm që të paguhej 60 apo 70 mln euro.

Ndryshe nga pista Icardi, De Laurentiis ka lënë gjithçka të hapur përsa i përket dy futbollistëve të tjerë për të cilët interesohet Napoli, James Rodriguez dhe Lozano. Fjala e përdorur nga presidenti: ‘të shohim’, ka bërë me krahë tifozët e klubit të kaltër.

Për kolumbianin kërkesa e Real Madrid është 40 mln euro por marrëveshja mund të arrihet duke përdorur formulën e huazimit me të drejtë blerje. Sigurisht që duhet të negociohet edhe me lojtarin, të cilit mund t’i ofrohet një pagë 6 mln euro në sezon dhe jo më shumë. Mbetet për t’u parë por numri 10 është konsideruar si lojtari kyç i kësaj vere nga Anchelotti.

Në fund, vlera e Lozano-s është 40 mln euro, e vënë nga PSV Eindhoven. Napoli deri më tani ka rënë dakord me futbollistin për 2.5 mln euro në sezon.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja