Te Napoli po hasin jo pak probleme në merkato, ndërsa së fundmi presidenti De Laurentiis ka hedhur poshtë mundësinë e transsferimit të Icardi-t. Numri 1 i klubit të kaltër është shprehur se e pëlqen shumë sulmuesin e Interit, por ky i fundit dëshiron Juventusin.
“Nuk e mohoj, Icardi është një lojtar shumë i fortë. Askush nuk mund ta injorojë talentin e tij. Gjithsesi ashtu si edhe Anchelotti unë preferoj Insinjen, pasi Icardi në fund do dëshirojë të shkojë te Juventusi. Tani aq shumë kemi folur për të sa që më duket se është shumë më shumë se 26 vjeç.”
Komento