Projekti më i kushtueshëm në histori ka lançuar spotin 1 minutësh.

Bëhet fjalë për promovimin e kompleksit gjigand Studio City i cili përfshin në brendësi të tij qendër tregtare, produksion televiziv kinematgrafik, hotel, kazino që do të ngrihet në Macao.

Këtë projekt e bëjnë ende më famoz aktorët më me emër hollywoodian si 71-vjeçari Robert De Niro dhe 40-vjeçari Leonardo DiCaprio, e më pas shfaqet edhe Brad Pitt.

Kompania Melco-Crown Entertainment (MCE) ka lëshuar një shumë prej 70 milionë dollarësh për produksionin.

de niro

Ndërsa aktorët do të shpërblehen me 13 milionë dollarë për secilin.

Macao është një rajon special i Kinës 50km larg Hong Kongut.

Midis investitorëve më të mëdhenj është miliarderi Australian James Packer që ka pjesë në gjigandin MCE dhe në shtëpinë e produksionit RatPac Entertainment.

Macao sjell çdo vit 24 miliardë dollarë fitime me lojërat, pra tre herë më shumë se në Las Vegas.

Vetëm në vitin 2013 Packer ka shtuar në llogarinë e tij 2 miliardë dollarë.

Megakompleksi do të kushtojë 2,7 miliardë euro.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)