De Rossi në versionin i tërbuar dhe një vajzë 'topless' në rrugë, italianët nuk përmbahen për titullin kampion Europe
Festa e tifozëve italian pas fitimit të kampionatit europian ka qenë e papërmbajtur. Ajo nisi që në Londër dhe u pasua në të gjithë rrugët e Italisë, ndërsa sot në mëngjes aeroporti ishte i mbushur me tifozë në pritje të kombëtares. Ndërkohë disa vajza kanë shkuar deri aty sa të festojnë edhe toples.
Redaksia 12 Korrik 2021, 13:52 | Përditesimi: 12 Korrik 2021, 14:34
Penalltitë e pritura nga Donaruma që më pas sollën titullin kampion Europe janë festuar gjatë nga italianët. Festa e papërmbajtur nisi që në Londër, në stadiumin Wembley, ku italianët e pranishëm e përshkruan si të papërsëritshëm momentin. Shumica e tyre ishin ‘no coment’, ndërsa nuk mungonin as lavderimet për Mancinin.
Jo më pak e ndezur ishte edhe festa në dhomat e zhveshjes. Një kampion bote si De Rossi, që tani është pjesë e stafit të Mancinit, u pa në një version që nuk mendohej më parë.
Të shumtë kanë qenë edhe tifozët që kanë pritur me padurim kombëtaren në aeroportin e Fiumicinos në Itali. ‘Axurrët’ mbërriten atje rreth orës 6 të mëngjesit, ndërsa të parët që dolën nga avioni ishin Cheilini dhe Mancini që mbanin trofeun në duar.