Dea Bylykbashi sjell Muzikën koreane te ArTurbina

Cilat janë pasionet e të rinjve sot? Duket sikur janë një botë më vete dhe e padepërtueshme, por të rinjtë e Tiranës nuk kanë asgjë më pak sesa të rinjtë e shumë vendeve të botës me pasionet dhe shijet muzikore të momentit. Dea Bylykbashi, sot nxënëse në klasën e 10 të shkollës World Academy of Tirana, bashkë me bashkëmoshatarë dhe nxënës më të vegjël të shkollës së saj solli për më shumë se një orë muzikën Pop Koreane, e cila është një nga rrymat më të pëlqyera mes të rinjve në botë.

Eshtë një muzikë me strukturë të thjeshtë, me tre akorde, por harmonia dhe ritmi e bën atë të pëlqyeshme dhe të përqafueshme nga të rinj në Europë dhe sidomos në Shtetet e Bashkuara.

Ja ç'thotë Dea për idenë dhe realizimin e spektaklit: "Unë i kam shumë pasion kulturat aziatike dhe gjithmnonë kam parë shfaqje, muzikë, koncerte e shumë gjëra të ndryshme. Prej kësaj mësova gjuhën dhe kështu u lidhën me njëra-tjetrën që të dilte një gjë e bukur". 

Prindër, mësues e spektatorë ndoqën me kuriozitet kërcimet dhe prezantimet të ilustruara në anglisht nga nxënësit. Për Dean, ky nuk ishte vetëm një spektakël i thjeshtë, por edhe një provim që vendos nxënësit para sfidës së realizimit të ideve konkrete me të cilat do të përballen nesër në jetë.

Dea e realizoi këtë më së miri, duke treguar përballë publikut në Arturbina se në shkollat e Tiranës veç pasioneve për muzikën e bukur, punohet edhe për të realizuar e për ta prezantuar këtë pasion sa më bukur dhe mirë.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin