Një debat i ashpër është zhvilluar mes anëtares së Kryesisë së PD-së Taulanta Jupi dhe ish-deputetes së LSI-së Floida Kërpaçi. Në ‘Studio Live’ në Report TV me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Jupi ‘thumboi’ Kërpaçin duke i thënë se PD ka përballë dy grupe të majta sepse çdo votë që shkon për Shtëpinë e Lirisë është votë për Partinë Socialiste.
Pjesë nga debati:
Taulanta Jupi: Marrim Shkodrën, bastion i djathtë sot kemi përballë dy grupim e të majta sepse çdo votë që shkon tek Shtëpia e Lirisë është votë për të majtën.
Floida Kërpaçi: Pse Belind Këlliçi...
Taulanta Jupi: Nuk është kandidat.
Floida Kërpaçi: Është pjesë e grupit të Rithemelimit. Më vjen keq që mohoni historinë e PD-së.
Taulanta Jupi: Nuk e mohoj historinë. Familja ime është pjesë e historisë e PD-së.
Floida Kërpaçi: Më vjen shumë keq, të mohosh themelues të PD-së.
Taulanta Jupi: Ty po të vjen më shumë keq për PD-në sesa më vjen mua. Shikoni moj partinë tuaj si e keni katandisur.
Floida Kërpaçi: Mua më vjen keq për historinë.
Taulanta Jupi: Mos u merr me PD-më, mos bëj diversion me PD-në.
Floida Kërpaçi: E para njëherë ule tonin e zërit se është e turpshme të flasim me këtë lloj tonaliteti zëri.
Taulanta Jupi: Kujdes kur më drejtohesh mua e turpshme.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet e 6 marsit, Jupi: Votat për kandidatët e Berishës shkojnë tek e majta! Kërpaçi: ‘Shtëpia e Lirisë’ do luftojë regjimin e Ramës
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.5%
-
Jo
27.5%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 846
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Do shkrijë SPAK me Gjin Gjonin? Berisha: S'mund të vazhdojë kështu, amniston krimet elektorale! Sulmon edhe gjyqtaren Gjoka
31 Mars, 14:03
-
Mërtiri për Report Tv: Berisha është bashkuar me ‘opozitën e kërpëratave’, bëri lista që askush mos t’i kërkojë dorëheqje
31 Mars, 13:27
-
Preç Zogaj: Zvogëlimi i SHBA dhe BE-së është horizonti i tyre
30 Mars, 14:42
-
‘Ai nga i cili isha frymëzuar...!’ Rama ironizon përsëri Berishën me bufin e kënetës me maska dhe një ‘Joker’: Më sulmoi si armik në mënyrë të pandershme! (VIDEO)
30 Mars, 14:22
-
Fitim Zekthi: Drejtësia i ka bërë dy partitë e mëdha të jenë plotësisht apolitike
30 Mars, 14:01
-
‘Piktori 2 metra i gjatë i urren të rinjtë!’ Berisha sjell Doris Pack për tryezën e ‘kthimit të rinisë në atdhe’, por fjalimet mbahen të gjitha në anglisht: Do rihapim TikTok!
30 Mars, 13:36
-
‘Ti do më marrësh më qafë, si more Lulin...!’ Rama ironizon Berisha-Lapaj me VIDEO-n ‘Teatri i Kukullave’, përfshihet dhe Basha me pizhame: Bufi dhe Tiku drejt bashkimit...! (VIDEO)
30 Mars, 08:21
-
‘Pacientët në urgjenca përballen me kushte të mjerueshme’, Alimehmeti: PD do t’i japë zgjidhje reale shërbimit shëndetësor
29 Mars, 17:35
-
Muçollari: 27 ton fileto pule me salmonelë në tryezat e shqiptarëve, qeveria dhe Ministrja Denaj të largohen menjëherë
29 Mars, 17:33
-
Programi i PS për ‘Shqipërinë 2030’/ PD: Rama ofroi të njëjtën ‘përrallë’ si herët e tjera! Meta: Vodhi premtimet tona elektorale! Basha: Ke investuar te 313-ta
29 Mars, 17:19
-
Prezantimi i programit nga Rama, Bardhi: Pranoi që plani i PD është i realizueshëm, duhet vetëm një qeveri e re
29 Mars, 14:50
-
Dashnor Sula ironizon PD-në: Gruaja më e votuar në primaret e Elbasanit u fut në listë të mbyllur, kurse kandidati 'SPAKIST' s’u llogarit fare
29 Mars, 14:05