Debat Kosovë-Serbi në OKB
SHBA: Formoni qeverinë e re

Debat Kosovë-Serbi në OKB<br />SHBA: Formoni qeverinë e re
Serbia dhe Kosova janë përplasur sërish në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, këtë herë për çështjen e UMNIK-ut.
 
Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç kërkoi vazhdimin e këtij misioni për të mbrojtur të drejtat e serbëve, por ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, tha se UNMIK-u duhet të përmbyllë misionin, pasi Kosova është vend i pavarur.

Daçiç theksoi se zgjidhja e çështjes së Kosovës duhet të marrë parasysh interesat e të dyja palëve, ndërsa u angazhua kundër anëtarësimit të Kosovës në policinë ndërkombëtare INTERPOL.

Ambasadorja Çitaku tha se çdo përpjekje për të rishkruar historinë do të dështojë, ndërsa Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk është organizatë terroriste por lëvizja më e suksesshme çlirimtare në historinë bashkëkohore.

Daçiç sulm Çitakut: S’je kosovare por shqiptare
Gjatë mbledhjes nuk mungoi edhe nervozizmi, pasi Daçic iu drejtua Ambasadores Çitaku, për të cilën tha se ajo nuk është kosovare, pasi kombi kosovar nuk ekziston.

“Populli shqiptar e ka shtetin e vet, kosovarët nuk kanë shtet sepse nuk janë komb. Çitaku nuk është kosovare, por shqiptare” u shpreh ai.

Ndërsa përfaqësuesja e SHBA ka kërkuar nga Kosova që sa më shpejt të formojë qeverinë e re dhe të ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi.
 
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur