TIRANE- Situata e zjarreve në vend është bërë objekt debati mes PD-së e PS-së në mbledhjen e sotme të komisionit të Veprimtarisë Prodhuese. Opozita e cilësoi të paligjshme mbledhjen e komisionit në një kohë që konferenca e kryetarëve ende nuk ka përcaktuar kalendarin e punimeve, dhe akuzoi qeverinë se po neglizhon situatën.

Mbledhja e komisionit ishte thirur për diskutimin e aktit normativ për krijimin e një task force për marrjen e masave të menjëhershme ndaj subjekteve që gjenerojnë zhurmë tej normave të lejuara në qendrat urbane dhe zonat turistike. Sipas deputetit Eduard Shalesi nëse duhej të mblidhej komisioni kjo duhej të ndodhte për një situatë emergjente siç është ajo e zjarreve.

“Unë dje kam vizituar zonën e pyjeve është urgjente të shohim gjendjen alarmante për shkak të flakëve. Komisioni duhej të mblidhej për zjarret. Mendova se sot jemi për zjarret. Kjo është neglizhencë”- tha deputeti socialist.

Nga ana e tij kreu i këtij komisioni, Jemin Gjana u shpreh se ishte e drejtë thirrja e komisionit për të diskutuar aktin normativ pasi do të hidhet në votim seancën e së hënës, meqë të enjten nuk do të ketë parlament.
(sg/shqiptarja.com)