Debati mes Shehit dhe Milos
Shehi: Nëse rrëzohet qeveria procesi nuk stopohet, por përshpejtohet.
Milo: Po si do e rrëzojë qeverinë Basha, me topa? Basha me gjithë respektin që kam, e ka deklaruar edhe nga çadra, që do e rrëzonte qeverinë, por ç’e do, vajti bëri një marrëveshje që na mori në qafë të gjithëve. Basha duhet të jetë serioz, se jo vetëm shqiptarët, por edhe ndërkombëtarët mbajnë shënim Qeveria sapo ka filluar nga puna, ti pretendon ta rrëzosh. Dale.
Shehi: Kjo qeveria ka qenë 4 vite, jo sa ka nisur
Milo: Sapo filloi mandati i dytë...
Shehi: Me çfarë zgjedhjesh? Këtu po ndodh që ministri i Brendshëm që duhet të ruajë popullin nga droga e mbjell vetë. Këto ngjarje janë përditë. Vetëm në Shqipëri ndodh që këta thonë që opozita na turbullon ujin. Ty ta turbullon personeli dhe policia. Nuk kishte ndodhur më parë kjo gjë me drogën. Kjo është partia socialiste më e çuditshme në botë, ngre taksat, ujin, energjinë, koncesionet.
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO









