Debat në DWTS, Salsano Rrapi-Ardit Çunit: Skuth! Po hedh poshtë punën time, nuk e dija kush ishte para BBV

Debat në DWTS, Salsano Rrapi-Ardit Çunit: Skuth! Po hedh poshtë punën time, nuk e dija kush ishte para BBV

Ardit Çuni dhe Salsano Rrapi

Këngëtari Ardit Çuni dhe aktori Salsano Rrapi janë përfshirë në një debat për shkak të bisedave në prapaskenë. Sipas Arditit, aktori nuk di të bëjë asgjë në kërcim ndërsa Salsano iu kundërpërgjigj duke e cilësuar si ‘skuth’.

Debati i prapaskenave u shoqëruar dhe në spektaklin e DWTS, ku Arditi zgjodhi të kërkojë falje për t’i dhënë fund diskutimeve.

Pjesë nga debati në spektakël:

Arditi: Përherë jam ndalur për të folur në lidhje me spektaklin dhe asnjëherë se kam bërë personale. Unë gëzoj respekt për Salsanon dhe prisja që për kaq vite karriere që ai ka, të kisha më shumë mbështetje. Por, nga java në javë kam dëgjuar të hidhen fjalë dhe të gjykohet Arditi. S’kam kujt ti them se kush jam, pasi kemi një juri që vlerëson dhe vendos. Unë jam ndalur gjithmonë në kërcimet e tua, ndërsa ti te karriera ime. Kështu që bravo të qoftë ty dhe jo mua.

Salsano: S’ka lidhje kjo. Unë ty të njoha kur hyre ne Big Brother, s’ka gjë të keqe këtu. Është mungesa ime e informacionit.

Arditi: Të gjithë nuk më njohin, ashtu siç nuk më kanë qejf.

Salsano: Me atë që ke thënë që ky nuk bën asgjë, veç merr pikë. Kjo është ofendim për mua, pasi kam kaq kohë që jam duke bërë dy programe. Së dyti dhe Lorin që lodhet këtu.

Arditi: Nuk ka lidhje Lori.

Salsano: Ti kur thua që nuk bën asgjë. Ule poshtë punën time, Lorit dhe punën e jurisë.

Arditi: Çfarë flas për spektaklin, mbetet këtu në spektakël. Unë kam shumë respekt për ty.

Slasano: Bëj gjë unë në Dancing apo jo?

Arditi: Pyetja ka qenë e saktë, un u shpreha që Salsano merr më shumë pikë këtu.
Salsano: Jo, ti the që ‘Salsano nuk bën asgjë’.

Arditi: Për aq kohë sa ti komentuan mua dhe partneren time prej javësh, tani që të përmenda unë, sillesh kështu.

Lori: Të thuash që ‘Salsano nuk ka bërë asgjë prej 8 javësh’, nuk është e vërtetë.

Arditi: Unë di të kërkoj dhe ndjese, në rast se është ofenduar. Unë i kërkoj ndjesë. Por, unë kam parë video që Salsano thotë që Ardit bën vetëm koreografi të thjeshta dhe nuk bën ndonjë kërcim në vals. Pse shqetësohesh kur unë të gjykoj, pasi ti më ke gjykuar për 3 javë rresht.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Gazment, rrugës për në SPAK merr edhe këto letra me vete

Gazment, rrugës për në SPAK merr edhe këto letra me vete