Ambasadorët në turin e Ramës me diasporën, debate në komision! Hasani: Shoqëruan kryeministrin, e kanë detyrim, s'pati flamuj as logo partiake! Tabaku: U sulmua opozita

Tirane- Debate në Komisionin për Çështjet Europiane lidhur me pjesëmarrjen e ambasadorëve në takimet e kryeministrit Rama me diasporën.

Kryetarja e Komisionit, deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se ambasadorët kanë marrë pjesë në takime elektorale të Ramës, por për ministrin e Jashtëm takimet e tilla nuk kanë qenë elektorale por për një takim i kryeministrit me diasporën.

Tabaku hodhi akuza dhe dyshime të forta se ka përfshirje në 48 raste të ambasadorëve apo trupës diplomatike në takime politike apo fushatë elektorale me kryeministrin, ministra dhe deri në kryetarë bashkie dhe drejtues të Partisë Socialiste, si me deputetin Blendi Klosi.

Kjo solli medhe debate dhe replika të forta në Komision. Tabaku ia drejtoi pyetjen ministrit Igli Hasani, i cili e mohoi dhe deklaroi se ambasadorët dhe trupi diplomatik kanë detyrë të marrin pjesë në takime zyrtare sipas profilit të tyre, të shoqërojnë kryeministrin apo ministrat dhe nuk kanë marrë pjesë në takime politike apo fushatë.

Jorida Tabaku: "A ka një koment ministria e jashtme lidhur me përfshirjen e ambasadorëve në fushatën elektorale dhe në procesin electoral të kryeministrit Edi Rama?"

Hasani u përgjigj:

“Nuk jemi në fushatë elektorale, hapet më vonë, s’ka pas aktivitet partiak apo politik. Kanë qenë takimet e kryeministrit me përfaqësues të diasporës, në vendet e BE apo SHBA dhe Angli, por s’është përdorur parullë, postera apo batuta politike dhe thirrje. Kanë qenë takime me diasporën, për të ardhmen, europën, progresin dhe të mirat për shqiptarët. Për asnjë moment s’është folur për pjesë programi partiak. Ata kanë shoqëruar kryeministrin dhe kanë detyrim si ambasadorë”, tha Hasani.

Ai vijoi më tej shpjegimin:

“Nuk jemi në fushatë elektorale. Ju e dini më mirë se unë fushata hapet shum ëmë vonë. Së dyti për asnjë moment nuk ka pasur takim partiak apo politik, por kanë qenë takime të kryeministrit me përfaqësues të diasporës në qytete të rëndësishme nëpër botë. Nuk është përdorur asnjë logo, asnjë Flamur, asnjë batutë që kanë të bëjnë me partinë që ai drejton. Është folur për Shqipërinë, e shqiptarët, e luftën kundër korrupsionit e të mirave që duam ti japim shqiptarëve. Në asnjë moment nuk është folur për pjesë të programeve partiake. Më e rëndësishmja diplomatët kanë detyrimin që të shoqërojnë kryeministrin e vendit të tyre,  në ato aktivitete ku marrin pjesë. Nuk kanë mbajtur Flamur apo parrulla, por kanë shoqëruar kryeministrin. E kanë detyrim edhe për liderin e opoziztës, sipas ceremonialit shtetëror. Të mos keqintepretojmë asnjë moment".

Por Tabaku e kundërshtoi dhe deklaroi se edhe Blendi Klosi ka qenë pjesë.

“Në ato takime ka qenë pjesë edhe Blendi Klosi si përfaqësues i PS. Gjithashtu janë 48 aktivitete që i kam numëruar vetë ku trupa diplomatike është bërë pjesë dhe ku ka pasur raste ku për 25 minuta është folur kundër opozitës, ndaj kundërshtarit. Këtu është kaluar caku. Nuk duhet të kalohet caku dhe ata nuk duhet të ishin bërë pjesë. Kanë qenë aktivitete politike me prezencë edhe të sekretarit të përgjithsëm i partisë. Për mua ka një cak qe nuk duhet kaluar. Përfaqësuesit e trup diplomatike nuk duhet të marrin pejsë në ato takime. E kanlon cakun kur flitet 25 minuta pa ndërprerje për kundërshtarin", tha ajo.

Në këtë moment ka ndërhyrë edhe deputeti Klosi për replikë:

“Faleminderit që më përmendët emrin. Ka pasur takime me diasporën, me shqiptarët dhe trupi diplomatik e ka detyrim t’i mbështesë e të marrë pjesë në këto aktivitete. Akltivitetet janë bërë jashtë orarit zyrtar dhe ju lejohet të marrin pjesë edhe shërbimi diplomatic. Statusi nepunësit civil e lejon dhe mund ta referoj. Ligji nëpunësit civil parashikon dhe nuk kufizohet. Janë aktivitete diaspore dhe jo politike. Ju kërkoj dhe ftoj edhe ju të bëheni pjesë sepse diaspora i tkaon popullit shqiptar, të gjithëve Shqipërisë. Edhe ju keni të drejtën e votës së diasporës, pjesë e pandarë e fushatave tona elektorale. Edhe ju keni caktuar përfaqësues për Diasporën”, tha Klosi.

 

Igli Hasani: Mund të vini dhe ju?  Hajdeni dhe ju

Tabaku: Ka një cak që nuk duhet kaluar. Përfaqësuesit diplomatikë nuk mund të marrin pjesë në aktivitete partiake. Kalon cakun kur flitet 25 minuta për kundërshtarin.

Në Komisionin për ↕ështjet europiane po shqyrtohet në parim projektligji “Për Buxhetin e vitit 2025”, parashikuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Gjithashtu është parashikuar dhe një seancë dëgjimore me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme mbi ecurinë e procesit të negociatave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:21
Debatet në Komision/ Nebiaj: Ata që janë kundër, nxirren zgupthi nga takimet e Ramës me diasporën! Hasani: S'janë takime politike

 

Debatet nga Komisioni i Çështjeve Europiane

Deputetja e PD, Ori Nebiaj, mori fjalën në Komisionin e Çështjeve Europiane duke ngritur disa shqetësime në diskutimet për buxhetin e vitit 2025, por edhe çështjen e grup-kapitujve që janë hapur.

“Ulja e fondit të kompensimit të ish-pronarëve është një shqetësim kryesor dhe dua të di përse, kur edhe BE e përcakton te grupkapitujt se është ndër gjërat kryesore të caktuara për Shqipërinë që duhen zgjidhur. Dhe tjetra, buxheti për integrimin ka një rënie, duam të dimë arsyen se përse nga 5 miliardë në vitin e kaluar ka rënë në 3 mld në 2025”, tha Nebiaj në fjalën e saj.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme dha shpjegimin e saj se nuk kishte ulje të buxhetit dhe dhpjegoi se janë ndjekur nga afër edhe çështjet e kompensimit të ish-pronarëve dhe janë në ndjekje, por çështjet teknike kërkonin një tjetër trajtim edhe më të detajuar.

Kryetarja Tabaku specifikoi se Nebiaj pyeste për buxhetin në tërësi për integrimin, një element të veçantë dhe që vihet re se ka rënie për vitin e ardhshëm apo mosrealizime. Teksa ritheksoi edhe një herë bashkë me Nebiajn takimet politike që mbahen në diasporë me prezencën e trupave diplomatike.

“Takimet politike jashtë vendit janë të dukshme, ku marrin pjesë ambasadorët, por edhe ku ata shqiptarë që janë kundër kryeministrit, nxirren zgupthi jashtë, na duhet një shpjegim për këto takime politike!”, këmbënguli Nebiaj.

Ministri Hasani u përgjigj se e kishte dhënë përgjigjen dhe ishte i gatshëm ta ripërsëriste.

“Dhashë një përgjigje shteruese më parë dhe megjithatë nëse doni po e përsëris. Nuk janë takime politike. Jam krenar që përfaqësuesit e shtetit tim janë të pranishëm në këto takime me Diasporën, kudo dhe që flasin për të ardhmen e vendit, për të ardhmen e  Shqipërisë, të familjarëve të mi, dhe të të  gjithë të tjerëve, për mirëqenien dhe të mirat”, th Hasani.

Ora 10:03
Komisioni për Çështjet Europiane/ Tabaku: Pse po hapet ambasada në Indi pas mbylljes? Hasani: Po bëhet fuqia e tretë ekonomike, në Indonezi e hapim për Kosovën

1731314297_joridatabaku.png

Jorida Tabaku, sot te Komisioni për Çështjet Europiane

Kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, ka ngritur disa shqetësime në mbledhjen e sotme, duke trajtuar edhe çështjen e rihapjes së Ambasadës shqiptare në Indi.

Ajo kujtoi faktin se dikur kjo ambasadë ishte funksionale dhe u mbyll, duke ngritur pyetjen për arsyet përse po hapej sërish.

Ministri për Punët e Jashtme dhe Europën, Igli Hasani, shpjegoi disa nga arsyet jo vetëm për hapjen në Indi, por edhe në Indonezi, Kenia dhe Nairobi.

“Siç e dimë India është fuqia e 5-të ekonomike në botë dhe me trajektore për t’u bërë vendi i tretë. E vërtetë ajo që thatë ju zonja kryetare se është hapur dhe mbyllur dhe me arsye banale në atë kohë, por duam të forcojmë marrëdhëniet, diplomatike dhe ekonomike, në të mirë të vendit, ndaj edhe po hapet përsëri. Edhe në Indonezi i njëjti qëllim, ai është një vend i organizuar, me nivel ekonomik të lartë dhe duam qasje edhe për faktin se ka një marrëdhënie jo miqësore me Kosovën, për të negociuar për njohjen e Kosovës. Ka munguar përfaqësimi diplomatik shqiptar edhe në Nairobi dhe Kenia dhe ka arsye për hapjen e tyre. T‘i përgjigjemi gjithë zhvillimeve nevojave dhe kërkesave që vendi ka dhe ky është qëllimi”, tha Hasani.

Ora 09:31
Komisioni për Çështjet Europiane/ Hasani: Do hapim ambasada të reja edhe në Indi e Kenia, 635 mln shtesë në buxhetin 2025, vitin tjetër hapim 2 grup-kapituj të rinj

Po mbahet sot mbledhja e Komisionit për Çështjet Europiane, (11 Nëntor). Po diskutohet shqyrtimi në parim i projektligjit “Për Buxhetin e vitit 2025”, parashikuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe seanca dëgjimore me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli hasani, mbi ecurinë e procesit të negociatave.

“Projektbuxheti i vitit 2025, Procesi i Berlinit, planet për anëtarësimin dhe integrimin në BE, Integrimi dhe progresi rajonal i integrimit, janë planet tona për vitin e ardhshëm, për të hedhur hapa më tej në progresin evropian. Angazhimi në organizatat ndërkombëtare, meqe jemi pjesë e organizmave si UNESCO dhe OBK. Thellimi i marrëdhënieve me SHBA, Britaninë, vendet e BE, Ballkanin perëndimor, fqinjët tanë si Italia dhe Greqia dhe partnerët ekonomikë, diplomacia ekonomike dhe tregtare për zhvillim, toli i diaspores dhe forcimi i lidhjeve me komunitetin jashtë vendit, si shërbimet e diaspores dhe në konsullata apo mbrojtja e shqiptarëve që janë jashtë. Mbështetja e Kosoves me dialog konstruktiv dhe bashkëpunim të ngushtë“, tha Hasani në hyrje të fjalës së tij në Komisionin për Integrimin në Europë.

Më tej ministry tha edhe planet diplomatike, si hapja e disa ambasadave dhe konsullatave të reja. Hapja e ambasadave në Bosnjë, Indi, Indonezi, Kenia dhe të tjera, deri në realizimin e objektivave.

Gjithashtu ai foli edhe për buxhetin e planifikuar për vitin e ardhshëm, ku theksoi se ka projekte dhe rritje të tij me 20% në krahasim me vitin e kaluar.

“Kemi parashikuar një buxhet me 635 mln lekesh rritje shtesë, ose 20 për qind në krahasim me vitin e kaluar, angazhim të palëkundur për forcimin e diplomacisë. Në këtë buxhet përfshihet mbështetja përfaqesive të reja, misione diplomatik e konsullore, forcimi i marrëveshjeve për asociim-stabilizim me BE dhe vendet e rajonit, forcimi lidhjeve me BE dhe organizmat ndërkombëtare. Mbështetje për diasporën, rrjeti efektiv për shqiptarët jashtë dhe mbështetje për shërbimet ekskluzive jashtë”, tha ministry i Jashtëm.

Hasani foli edhe për 2 projekte innovative që do menaxhohen sistemi shërbimeve konsullore online dhe sistemi i vizave, teksa foli edhe për 2 grupkapitujt e ri të pritshëm të vitit të ardhshëm në presidencën e BE-së nga Polonia në gjashtë muajt e parë.

“Më 15 tetor 2025 kongresi dytë ndërqeveritar Luksemburg me negociatat e rëndësishme për Shqipërinë, me mesazh të qartë se jemi të gatshëm për anëtarësim dhe kontribuojme për stabiliteti. Më 30 tetor hapëm dy kapituj të rinj me BE dhe shumë e rëndësishme. Polonia merr presidencën e BE dhe do kërkojmë të na ndihmojë të hapim 2 kapituj të rinj shpresojmë të avancojmë më tej drejt integrimit. Kemi synim arritjen e misionit për 2030 për ta çuar vendin në BE, transformimin dhe integrimin, për të hapur 2 grupkapituj të rinj deri në fund të vitit të ardhshëm. Mbajtja e komunikimit të hapur me vendet e BE, pjesëmarrja në nismat rajonale si procesi berlinit dhe takimi rajonal. Të ndërtojmë imazh të fortë dhe të besueshëm për shqipërinë dhe ne jemi të angazhuar. Kemi plan të qartë që shqipëria të realizojë aspiratat europiane, jemi të bindur se do e realizojmë deri në vitin 2030 dhe kjo ëkrkon bashkëpunim nga ne dhe të gjithë së bashku”, shpjegoi Hasani në fjalën e tij.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/11/2024 02:21

    Jo z.Hasani,Rama po te vinte me te vertete si kryeminister per te takuar diasporen,mund te kishte ardhur 100 here qe kur morri pushtetin ne 2013,por ai nuk erdhi! U desh te njihej e drejta e votes per emigrantet,qe Rama /te kujtohej/ per diasporen dhe emigrantet.Dhe tani kerkon voten (indirekt) si kryeminister qe /te vazhdoje e mbaroje punen e filluar/,por kryeministrat ne Shqiperi historikisht kane qene dhe drejtues te partise/grupimit fitues ne zgjedhje.Sipas jush per ke e kerkon voten (indirekt) dhe perkrahjen e diaspores pervecse per vete dhe partine/grupimin e tij fitues ne pushtet?! Ne Shqiperi,historikisht udheheqesi i nje partie identifikohet njesh me te edhe po te jete kryeminister/president e nuk ka nevoje per flamuj e logo sepse shqipot e bejne kete identifikim edhe pa ndihmen e tyre. Prandaj prania e ambasadoreve ne ato mitingje eshte shkelje e rende.Sa per ambasadat e konsullatat,te hapen ne vende me vlere per ne,jo te hapen vend e pa vend per te sherbyer me qellimin e vetem qe te jene si qoshka te rehatshme nepotizmi e qokash per femije,te aferm e shoke zyrtaresh,politikanesh e supermilitantesh.

    Përgjigju
  • edi: 11/11/2024 21:13

    Po mire, Ramashkonnediaspore si K/M , me leket e shtetit dhe ben politiken e PS-es !?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën Interin për ‘Aspirina’, i shkakton humbjen e parë! Liverpool me hap lideri, Reali ‘Galaktik’ në Bergamo! Bayern me ‘pesë yje’

Champions League/ Leverkusen bën Interin për ‘Aspirina’, i shkakton humbjen e parë! Liverpool me hap lideri, Reali ‘Galaktik’ në Bergamo! Bayern me ‘pesë yje’