Debat në Komisionin e Ekonomisë, Shalsi-Spahos: Mos i ktheni fare përgjigje! Jo vetëm injorim, ti do të degjenerohesh

Teka në Komisionin e Ekonomisë është duke u folur për një ndryshim në ligjin e statusit për gjyqtarët dhe prokurorët në Republikën e Shqipërisë.

Gjatë diskutimit mes kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi ka debatuar me deputetin e Rithemelimit Edmond Spaho. Ky i fundit ndërhyri teksa kolegët ishin duke dhënë mendimin mbi projektligjin. 

Spaho ka ndërhyrë teksa kolegët po jepnin mendimin e tyre në lidhje me ndryshimet dhe sjellja e tij është quajtur pa etikë nga ana e Shalsit.

Pjesë nga debati:

Shalsi: Zoti Zëvendës ministër, a ka mundësi mos t’i ktheni fare përgjigje? Mos e ktheni as kokën. Jo injorim por ti do degjenerohesh.

Spaho ndërhyn nga vendi

Shalsi: Shiko, shiko çfarë bën. Kalojmë në votim se është e kotë. Çfarë shqetësimi ke zotëri. Kontribuoni në etikë. A të duket normale sjellja jote? S’të jep përgjigjen që do ti, por sipas asaj që ato dinë. Këtu janë të pranishëm të gjtihë deputetët, çfarë statusi ke ti që s’lë të tjerët.

Spaho: Unë kam drejtuar një pyetje, po pres një përgjigje.

Shalsi: Ja shiko, shiko çfarë bën. Vazhdo zonja Dhëmbi.

Projektligji që do i kërkohej mendim të gjithë anëtarëve të komisionit të Ekonomisë përkonte me skemën e rritjes së pagave, nismë e ndërmarrë nga qeveria. 

Më 7 prill, kryeministri, Edi Rama bëri me dije se do të kishte një rritje të pagave për punonjësit e administratës publike, duke nisur që nga specialistët më të ulët në hierarki paga e të cilëve nga 49 mijë lekë, do të rritet në 81 mijë lekë. Ai u shpreh se brenda harkut kohor të një viti, paga mesatare në vend do të shkojë 900 euro. Reforma e rritjes së pagave, do të prekë edhe sektorë të tjerë, duke nisur nga pedagogët e mësuesit, tek infermierët, zjarrfikësit, si edhe policinë e Shtetit, Burgjeve dhe punonjësit e Gardës.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledi: 22/05/2023 15:05

    Shalsi I dha pergjigjen e merituar mjeshtrit te bilbilit Spaho .Lerenu Mo's u nerrni me te se ka ikur nga fiqiri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari