Debat në Kuvendin e Kosovës për planin franko-gjerman, PDK i kërkon llogari qeverisë! Kurti: Pa njohje, s’ka dialog me Serbinë

Debat në Kuvendin e Kosovës për planin franko-gjerman, PDK i kërkon llogari qeverisë! Kurti: Pa njohje, s’ka dialog me Serbinë

1676293101_AlbinKurtineKuvendfotoZKM1scaled.jpg

Kuvendi i Kosovës është përfshirë nga debatet, lidhur me procesin e dialogut me palën serbe. Kryetari i Partisë Demokratike Memli Krasniqi kritikoi Qeverinë Kurti për mungesë transparence dhe i drejtoi disa pyetje lidhur me planin franko-gjerman të pranuar tashmë  nga kryeministri.

“Çka është qëllimi i propozimit evropian? A ofron ky propozim mundësinë e arritjes së marrëveshjes finale, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht obligative për palët apo vetëm krijimin e një status kuoje të re që e zëvendëson status kuonë aktuale? A është ky propozim vazhdimësi e Dialogut të deritashëm apo një pikënisje e një procesi të ri? Cila është korniza kohore për arritjen ose mosarritjen e marrëveshjes potenciale? A është formati i këtij propozimi një lloj traktati që i njeh si entitete sovrane edhe Kosovën, edhe Serbinë? Cili është teksti i fundit dhe përmbajtja zyrtare e këtij propozimi? A e keni pranuar këtë tekst në parim dhe sa besoni se mund të ndryshojë teksti final prej versionit që keni deklaruar se e pranoni si bazë të mirë?”- tha Memli Krasniqi

Akuzave iu përgjigj kryeministri Albin Kurti, i cili tha se qasja e tij mbi dialogun, ka qëllim njohjen e ndërsjellë.

 “Qasja strategjike nga Qeveria e Kosovës përballë dialogut me Serbinë të lehtësuar nga BE-ja është ndërtuar mbi bazën e dy qëllimeve fillestare: e para, ndërprerjen e praktikës së përfshirjes në çdo çështje potencialisht kontestuese ndërmjet palëve në fushëveprimin e dialogut. Qëndrimi ynë ishte që maksimumi që mund të diskutohej në Bruksel ishin problemet e zbatueshmërisë së problemeve ekzistuese (atyre që ishin nënshkruar para ardhjes sonë në qeveri).”- tha ai.


Lajmi kryesor:

Kuvendi seancë për dialogun Kosovë-Serbi, Kurti tregon si e kërcënuan diplomatët për planin franko-gjerman: Do ndëshkoheshim nëse e refuzonim


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite