Kuvendi seancë për dialogun Kosovë-Serbi, Kurti tregon si e kërcënuan diplomatët për planin franko-gjerman: Do ndëshkoheshim nëse e refuzonim

KOSOVË- Teksa në Kuvend po diskutohet dialogu me Serbinë, kryeministri Albin Kurti ka thënë para Parlamentit se është kërcënuar nga diplomatët nëse Prishtina refuzonte planin franko-gjerman. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë së Kosovës është shprehur se versioni i dytë i planit franko-gjerman ka qenë e “detyruar” për dy vendet, Kurti shtoi se ndërkombëtarët përmendën madje edhe ndëshkime në rast se nuk do të pranonin të arrinin një konsensus për propozimin e Macron dhe Scholz. Kurti shpjegon se dokumenti i dytë ishte plan zbatimi dhe se nuk pritje ‘Jo’ nga Kosova zyrtare, ose do ndëshkohet.

 “Versioni i dytë ka adresuar dy nga komentet tona, por nuk ka lëvizur prapa në asnjë nga parimet që ngërthente dokumenti i parë. Dokumenti kryesor kësaj radhe kishte plan zbatimi. Me datë 20 janar 2023, emisarët që shoqëruan Lajçakun, amerikan, gjerman, francez, e italaian, dhanë disa qëndrime. Ata më bënë të qartë se propozimi kryesor këtë herë është fare pranë merre ose leje. Nuk do të lejohet hapja apo negocimi i tij. I gjithë aparati diplomatik e politik i shteteve është vënë në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Nuk pritej jo nga Kosova, sepse do të hynim në rrugë konfrontimi me ta. Çfarëdo refuzimi do të shoqërohet hapa kundërshtues e ndëshkues në hapa diplomatik për Kosovën. Unë ia dhashë komentet e mia qysh në fillim të atij takimi. Edhe herën e parë edhe herën e dytë i kam ofruar të shkruara”, tha Kurti.

Sidoqoftë, Kurti thotë se propozimi franko-gjerman është i pranueshëm, ndërsa shtoi se në të nuk përmenden kushte për asociacionit. Kreu i qeverisë së Kosovës u shpreh i qartë se nuk do të ketë asociacion nëse nuk do të plotësohen 6 kushtet.

 “Është i pranueshëm por duhet të përfshijë më shumë elemente garantuese lidhur me anëtarësim në organizata ndërkombëtare, njohjeve. Pas vizitës më 6 shkurt dhe qartësimit të disa prej mekanizmave që do të negociohen në planin e zbatimit, konfirmova që propozimi franko-gjerman është bazë e mirë për bisedime të mëtejme. Pranimi i dokumentit kryesor është pa paragjykim nga negocimi i planit të zbatimit. Pranimi i propozimit kryesor përbën hap përpara. Plani kryesor nuk ka asnjë referencë për Asociacionin, edhe pse flet për të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel. Për Asociacionin do të flitet në procesin ku flitet për nisjen e zbatimit. Aty qëndrimi im do të jetë Asociacioni zbatohet nëse plotësohen gjashtë kushtet”, theksoi kryeministri i Kosovës.

Kryeministri Kurti, ka deklaruar më herët se propozimi i propozimi i Bashkimit Evropian nuk është marrëveshje finale, por një kornizë apo një marrëveshje bazike, jo përfundimtare. Ai ka pranuar propozimin si të tillë dhe ka shprehur gatishmërinë për takimet e radhës të nivelit të lartë politik me Serbinë, në kuadër të këtij dialogu në Bruksel.

Ky veprim i Kurtit është përshëndetur nga zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

6 kushtet e Albin Kurtit: 

  1. Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës;
  2. Nuk mund te jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emri, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik;
  3. Duhet të ketë reciprocitet të të drejtave çfarëdo të drejta për serbët në Kosovë duhet të ketë edhe për shqiptarët në Serbi;
  4. Para vendosjes së Asociacionit, duhet të shuhen strukturat ilegale në veri dhe armët ilegale duhet të dorëzohen;
  5. Asociacioni mund të jetë pjesë e marrëveshjes finale vetëm pas njohjes reciproke me ç'rast Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së;
  6. Dhe e fundit, Vuçiçi të tërheq letrat mosnjohjes që ka dërguar ndaj pesë shteteve të Bashkimit Evropian."

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:57
Debat në Kuvendin e Kosovës për planin franko-gjerman, PDK i kërkon llogari qeverisë! Kurti: Pa njohje, s’ka dialog me Serbinë

1676293101_AlbinKurtineKuvendfotoZKM1scaled.jpg

Kuvendi i Kosovës është përfshirë nga debatet, lidhur me procesin e dialogut me palën serbe. Kryetari i Partisë Demokratike Memli Krasniqi kritikoi Qeverinë Kurti për mungesë transparence dhe i drejtoi disa pyetje lidhur me planin franko-gjerman të pranuar tashmë  nga kryeministri.

“Çka është qëllimi i propozimit evropian? A ofron ky propozim mundësinë e arritjes së marrëveshjes finale, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht obligative për palët apo vetëm krijimin e një status kuoje të re që e zëvendëson status kuonë aktuale? A është ky propozim vazhdimësi e Dialogut të deritashëm apo një pikënisje e një procesi të ri? Cila është korniza kohore për arritjen ose mosarritjen e marrëveshjes potenciale? A është formati i këtij propozimi një lloj traktati që i njeh si entitete sovrane edhe Kosovën, edhe Serbinë? Cili është teksti i fundit dhe përmbajtja zyrtare e këtij propozimi? A e keni pranuar këtë tekst në parim dhe sa besoni se mund të ndryshojë teksti final prej versionit që keni deklaruar se e pranoni si bazë të mirë?”- tha Memli Krasniqi

Akuzave iu përgjigj kryeministri Albin Kurti, i cili tha se qasja e tij mbi dialogun, ka qëllim njohjen e ndërsjellë.

 “Qasja strategjike nga Qeveria e Kosovës përballë dialogut me Serbinë të lehtësuar nga BE-ja është ndërtuar mbi bazën e dy qëllimeve fillestare: e para, ndërprerjen e praktikës së përfshirjes në çdo çështje potencialisht kontestuese ndërmjet palëve në fushëveprimin e dialogut. Qëndrimi ynë ishte që maksimumi që mund të diskutohej në Bruksel ishin problemet e zbatueshmërisë së problemeve ekzistuese (atyre që ishin nënshkruar para ardhjes sonë në qeveri).”- tha ai.

F.D/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite