Debat te ‘5 pyetjet’, Xhaferaj: S’keni shpëtim, komisionet hetimore do i ngrini! Jeni të mbërthyer! Klosi: Nuk ndodh se bërtet ti, mos ndiz fishekzjarre këtu

 

“Ligji është i qartë”. Kështu tha në emisionin “5 Pyetjet” në Report Tv deputeti i opozitës Ferdinand Xhaferaj në lidhje me kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore.

 “Gjykata Kushtetuese thotë se ngritja e komisioneve hetimore është e detyrueshme dhe se objekti edhe mund të negociohet. Ja porti i Durrësit. Nuk është investim strategjik, por korrupsion strategjik. Pse nuk e pranoni korrupsionin? Jeni në kundërshtim me ligjin. Hoqe 800 metra katror tokë qytetarëve të Durrësit. Kam paraqitur tetë fakte që duhet të hetohen”.

Ngritja e komisioneve hetimore Xhaferaj nënvizoi se nuk është kërkesë e Berishës, ndërsa citoi dhe progres raportin e KE në të cilin përmendej rrëzimi i kërkesave të opozitës.

“Po i them zotit Klosi që problemi i të drejtave të opozitës në Kuvend nuk është as problem i Sali Berishës dhe as i përplasjes së Berishës në Kuvend është i Kushtetueses. Këtu do jemi. Është problem kushtetues. Është një betejë e humbur, e lexove progres raportin. Thoshte se mazhoranca i hodhi poshtë kërkesat për ngritjen e komisioneve pavarësisht se garantohet në kushtetutë. Kur të fusësh ligjin e ri mos i mirato këto kërkesa. Jashtë Berishës jashtë opozitës jashtë partive politike, ka tentuar Fatos Nano, ka tentuar Sali Berishën dhe po tenton edhe Edi Rama e kanë të humbur. Këtu do jemi se ç’do ndodhë me komisionet hetimore”, tha Xhaferaj

"Kërkesa për Portin për shmbull është konkrete. Edhe për rrjedhjen e të dhënave. Nuk keni shpëtim komisionet do i ngrini. E patë si shkoi çështja e inceneratorëve e morët faturën. Akoma s’ka rënë temperatura e inceneratorëve, e rraskapitët SPAK ia morët frymën... Mbaje mend Klosi komisionet hetimore do ngrihen. Kushtetuesja thotë se ngritja e komisioneve është i detyrueshëm, objekti mund të diskutohet ”, shtoi Xhaferaj.

Debati te “5 pyetjet”:

Klosi: Ngriji komisionet, por shkruaji more, siç e do kushtetuta. Sot ju mendoni se bëni opozitë. S’kam asgjë të keqe ishalla është kështu.

Xhaferaj: Pse ju mendoni se ju po  qeverisni? Vetëm skandale keni...

Klosi: Këtu po ndizni fishekzjarre, komisionet do ngrihen jo se bërtet ti por kur ti shkruani si duhet. Nëse doni të keni sukses shkruajini si duhet komisionet.

Xhaferaj: Tani s’ka më ti bëni gjërat siç do qeveria. Kanë për t’i ngritur siç do opozita... E kemi bërë kërkesën. Mirë thotë se për investitorët strategjikë janë shumë po për Portin e Durrësit pse nuk e ngre. Është një aferë që opozita mendon se ka elementë korruptues. Ta hetojmë.

Xhaferaj: Ka filluar tërheqja. Nuk do ketë fare nevojë për grevë urie sepse e kërkon kushtetuta. Pas progres raportit do fillojë të flasë trupi demokratik. Është 100 me 0. Nuk është raste që Rama me makinacionet e veta mund ta kthejë. Jeni të kapur. E keni parë progres raportin...


Lajmi kryesor:

Tymi i Rithemelimit, Xhaferaj: E vetmja zgjedhje, mazhoranca s'ka shpëtim nga ngritja e komisioneve hetimore! Klosi: Shkruajini korrekt dy letra dhe u pranohen


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë