Tymi i Rithemelimit, Xhaferaj: E vetmja zgjedhje, mazhoranca s'ka shpëtim nga ngritja e komisioneve hetimore! Klosi: Shkruajini korrekt dy letra dhe u pranohen

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi dhe deputeti i opozitës Ferdinand Xhaferaj u vunë përballë në emisionin "5Pyetjet nga Babaramo" në Report Tv për të diskutuar për kaosin e Rithemelimit në Kuvend dhe 8 kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore.

Klosi deklaroi se PS nuk është kundër ngritjes së komisioneve hetimore por sipas tij kërkesat e opozitës nuk kanë qenë specifike.

Ishim dje në stadium, flakadanë, ishim sot në Shkodër, pema e vitit të ri, fëmijët që luanin. Edhe kjo e sotmja me flakadanë në parlament…nuk është një tension në parlament, por një moment, një zgjedhje e vetë PD-së, kur flisnin deputetët socialistë për problemet në zonat elektorale, të PD-së kanë vendosur ta veprojnë kështu. Për komisionet hetimore ka një të drejtë të opozitës për të kërkuar ngritjen dhe një të drejtë të shumicës për të përcaktuar qëllimet dhe arsyet se përse kërkohet. Tek kërkesat nuk përcaktohet sepse nuk mjafton kërkesa pa arsyen që kërkon, tema konkrete” tha ai.

 "Kush tha që s’i pranojmë kërkesat e opozitës? Situatë e tensionuar është kur ka debat në Kuvend jo kështu.", tha Klosi.

"Nga ajo periudhë 2002 e deri më sot nga vendimet e GJK është përcaktuar se për çfarë duhet bërë komisioni hetimor. Në 8 kërkesat nuk përcaktohet arsyeja përse ngrihet komisioni hetimor, për çfarë teme konkrete. Edhe në ndryshimet e legjislacioni këtë kërkojmë, që komisionet janë një detyrë dhe ngrihen sipas kushtetueses.  Ligji i ri thotë se komisionet ngrihen për çështje të veçanta dhe për çështje të veçanta përcaktohet se çfarë është çështje e veçantë. Ajo që kërkohet është se çështja e veçantë nuk mund të jetë si e kërkuan deputetët e opozitës. Kërkesat e tyre ishin të tilla ne kemi dëgjuar që Rama ka abuzuar me charter-in e tij."

Për Xhaferajn kaosi i Rithemelimit në Kuvend ka qenë një zgjedhje e detyruar, ndërsa nënvizoi se mazhoranca s'ka ku të shkojë pa ngritur komisionet hetimore sepse e detyron kushtetuta.

“Ka qenë zgjedhje e detyruar e opozitës. Projektligji është i kritikueshëm. Komisionet hetimore janë hallkat e fundit që ndikojnë në radikalizimin e opozitës. Në të gjithë zërat opozitarë kam qenë i pari që kam ngritur shqetësimet që mazhoranca jo vetëm zoti Rama por të gjitha segmentet e mazhorancës filluan të kenë një raport të kufizuar. E drejta për komisionet është e detyrueshme. Është përforcuar nga një ligj. Jemi në detyrim kushtetues. Ngritja e komisioneve hetimore nuk e lë kushtetuta të hapur, kuvendi është i detyruar ta ngrejë.”

I bindur Xhaferaj tha se komisionet do të ngrihen, e për të mbështetur këtë fakt ai përmendi dhe progres raportin e KE-së që e kishtë përmendur si fakt rrëzimin e kërkesave të opozitës.

"Po i them zotit Klosi që problemi i të drejtave të opozitës në Kuvend nuk është as problem i Sali Berishës dhe as i përplasjes së Berishës në Kuvend është i Kushtetueses. Këtu do jemi. Është problem kushtetues. Është një betejë e humbur, e lexove progres raportin."

Opozita edhe këtë seancë plenare, e cila zgjati vetëm 14 minuta nuk e kurseu kaosin. Deputetët e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit ndezën flakadanë në sallë, tentuan t’i vënë flakën karrigeve dhe u përplasën me Gardën. Flamur Noka u përjashtua nga seanca, ndërsa Edi Paloka tentoi të godasë deputetin socialist Petro Koçin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:55
Debat te ‘5 pyetjet’, Xhaferaj: S’keni shpëtim, komisionet hetimore do i ngrini! Jeni të mbërthyer! Klosi: Nuk ndodh se bërtet ti, mos ndiz fishekzjarre këtu

 

“Ligji është i qartë”. Kështu tha në emisionin “5 Pyetjet” në Report Tv deputeti i opozitës Ferdinand Xhaferaj në lidhje me kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore.

 “Gjykata Kushtetuese thotë se ngritja e komisioneve hetimore është e detyrueshme dhe se objekti edhe mund të negociohet. Ja porti i Durrësit. Nuk është investim strategjik, por korrupsion strategjik. Pse nuk e pranoni korrupsionin? Jeni në kundërshtim me ligjin. Hoqe 800 metra katror tokë qytetarëve të Durrësit. Kam paraqitur tetë fakte që duhet të hetohen”.

Ngritja e komisioneve hetimore Xhaferaj nënvizoi se nuk është kërkesë e Berishës, ndërsa citoi dhe progres raportin e KE në të cilin përmendej rrëzimi i kërkesave të opozitës.

“Po i them zotit Klosi që problemi i të drejtave të opozitës në Kuvend nuk është as problem i Sali Berishës dhe as i përplasjes së Berishës në Kuvend është i Kushtetueses. Këtu do jemi. Është problem kushtetues. Është një betejë e humbur, e lexove progres raportin. Thoshte se mazhoranca i hodhi poshtë kërkesat për ngritjen e komisioneve pavarësisht se garantohet në kushtetutë. Kur të fusësh ligjin e ri mos i mirato këto kërkesa. Jashtë Berishës jashtë opozitës jashtë partive politike, ka tentuar Fatos Nano, ka tentuar Sali Berishën dhe po tenton edhe Edi Rama e kanë të humbur. Këtu do jemi se ç’do ndodhë me komisionet hetimore”, tha Xhaferaj

"Kërkesa për Portin për shmbull është konkrete. Edhe për rrjedhjen e të dhënave. Nuk keni shpëtim komisionet do i ngrini. E patë si shkoi çështja e inceneratorëve e morët faturën. Akoma s’ka rënë temperatura e inceneratorëve, e rraskapitët SPAK ia morët frymën... Mbaje mend Klosi komisionet hetimore do ngrihen. Kushtetuesja thotë se ngritja e komisioneve është i detyrueshëm, objekti mund të diskutohet ”, shtoi Xhaferaj.

Debati te “5 pyetjet”:

Klosi: Ngriji komisionet, por shkruaji more, siç e do kushtetuta. Sot ju mendoni se bëni opozitë. S’kam asgjë të keqe ishalla është kështu.

Xhaferaj: Pse ju mendoni se ju po  qeverisni? Vetëm skandale keni...

Klosi: Këtu po ndizni fishekzjarre, komisionet do ngrihen jo se bërtet ti por kur ti shkruani si duhet. Nëse doni të keni sukses shkruajini si duhet komisionet.

Xhaferaj: Tani s’ka më ti bëni gjërat siç do qeveria. Kanë për t’i ngritur siç do opozita... E kemi bërë kërkesën. Mirë thotë se për investitorët strategjikë janë shumë po për Portin e Durrësit pse nuk e ngre. Është një aferë që opozita mendon se ka elementë korruptues. Ta hetojmë.

Xhaferaj: Ka filluar tërheqja. Nuk do ketë fare nevojë për grevë urie sepse e kërkon kushtetuta. Pas progres raportit do fillojë të flasë trupi demokratik. Është 100 me 0. Nuk është raste që Rama me makinacionet e veta mund ta kthejë. Jeni të kapur. E keni parë progres raportin...

Ora 21:50
Klosi: Shqipëria ka ngritur më shumë komisione se çdo parlament tjetër, nëse kolegët e opozitës i shkruajnë korrekt dy letra do u pranohen

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, i ftuar në emisionin “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo në 'Report Tv' tha se Shqipëria ka ngritur më shumë komisione hetimore se çdo parlament tjetër. ai shtoi se nëse kërkesat e kolegëve të opozitës për ngritjen e komisiooneve që ata kërkojnë do të korrigjohen, komisionet do të ngrihen  dhe pa u bërë ligji.

"Shqipëria ka ngritur më shumë komisione hetimore se çdo parlament tjetër. Mendojnë se me komisione do i zgjidhin problemet. Në rast se do të ketë një përgatitje më të mirë të kolegëve të opozitës, komisionet hetimore do të ngrihen edhe pa u bërë ligji i ri. Nëse do të shkruani dy letra korrekte, komisioni do të ngrihet. Për inceneratorët kishte një çështje u ngrit komisioni. Dolën të gjithë, pati një sqarim të opinionit publik”, tha Klosi.

"Ju thoni komision për investitorët strategjikë... Kërkesa juaj për të gjithë investitorët strategjikë, bëje konkrete. Kemi dëgjuar ne se kanë rrjedhur të dhënat e TIMS-s", shtoi ai.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vizionar: 05/12/2023 01:02

    Blend Klosi mbetet politikani me vizionar i vetmi qe e gjeti se do kemi shume milione turiste atehere kur nuk mendohesh, shume profesionist besoj ne 2024 me rendesi te kemi 12-13 mil turist dhe te mundim dy kompetente turiizmi Spanje Kroaci dhe Itali vende plazhesh kemi derbi ne 2024

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë