Debat te 'Ligjet'/ Alibeaj: Jeni kthyer në Ministri Huamarrëse! Rakacolli: Nuk po bëjmë lojë kungulleshkash, mjekët dhe infermierët nuk ikin në Gjermani vetëm për rrogën

Shqyrtimi i projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe BERZH" për financimin shtesë për projektin 'Përmirësimi i Sistemit të Shëndetësisë' nisi me debate në Komisionin e Ligjeve.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj renditi disa pyetje për Mira Rakacollin teksa Ministrinë e Shëndetësisë e cilësoi si "Ministri Huamarrëse". Sa i përket rritjes së pagave të mjekëve dhe infermierëve e emigrimit në Gjermani, zv.ministrja e Shëndetësisë i tha se vjen për shkak të lëvizjes së lirë.

"A mund të më thoni sa është shifra totale e huave që Ministria e Shëndetësisë ka marrë deri më tani. Kam përshtypjen që nga ministria e shëndetësisë jeni kthyer në Ministri Huamarrëse. Çdo 2 javë jeni për të marrë nga një hua. Keni parashikuar me të gjithë këto para që merrni hua të rrisni pagat e mjekëve dhe infermierëve? Shoh në materialin tuaj që keni parashikuar për këtë hua që një pjesë e tyre do të shkojë për format e komunikimit përfshirë sondazhe me qytetarët rreth shërbimeve shëndetësore. Do të doja një sqarim më të detajuar si është përdorur projekti fillestar, huaja e parë, ku ka çaluar, pse detyroheni të merrni shtesë? Sa pjesë e kësaj shtese i dedikohet rindërtohet për shkak të tërmeteve. Sa % është për rindërtimin dhe sa mbetet si vazhdim i projektit fillestar", ishin pyetjet që renditi Alibeaj.

Sapo zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli nisi të përgjigjej, Alibeaj e ndërpreu duke i thënë që t'i marrë me radhë. Ndërsa Klotilda Bushka, duke u përpjekur që të vendosë rregull dhe të shmangë debatet i tha Rakacollit që të mos binte pre e presioneve. Teksa Alibeaj insistoi të dinte kur do rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve, Rakacolli përsëriti shpesh herë premtimin që është dhënë nga Rama e Manastirliu se deri në fund të mandatit, do të rriten deri në 40%.

Mira Rakacolli: Projekti fillestar është i përmbushur.

Enkelejd Alibeaj: Të më ktheni përgjigje që nga pyetja e parë.

Klotilda Bushka: Nuk keni pse merrni asnjë presion nga kolegët, zonja Rakacolli mund të përgijgjeni si të dëshironi. Ju lutem a mund të kemi pak rregull. Nëse keni interes për çështje që të marrim të analizojmë të gjithë vitet, bëni kërkesë, merrni informacion. Këtë mbledhje nuk mund ta marrim peng. Këtu nuk bëhet debat për çdo çështje.

Mira Rakacolli: Projekti mëmë vazhdon deri në vitin 2024 ndërsa tjetri është shtesë. Tërmeti bëri dëmtime që nuk mund të përballoheshin me burimet vendore dhe as me ato të parashikuara në projektin mëmë sepse parashikoheshin për aktivitete të tjera. Tërmeti dëmtoi ndërtesa dhe aparatura. Rreth 4.5 milionë euro shkojnë për sistemin e informatizimit. E rëndësishme është të argumentojnë është çfarë është kjo hua që marrim dhe përse përdoret. Pagat e mjekëve dhe infermierëve janë rritur, deri në fund të mandatit do të rriten me 40%, por jo me paratë e kësaj huaje. Në Gjermani njerëzit nuk ikin për shkak të pagës, por mjekët gjermanë shkojnë në Zvicër e Amerikë. Pra është lëvizja e lirë e njerëzve. Nuk ja fus kot se nuk jemi këtu për lojë kungulleshkash.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë