Debat te 'Ligjet' për Prokurimet Publike/ Çupi: 99% e procedurave me fond limit, s'ka ankesa prej frikës! Myzyri: E pavërtetë! Kishim 794 gjatë vitit 2022

Në Komisionin e Ligjeve u zhvillua seancë dëgjimore për punën vjetore të Agjencisë së Prokurorimit Publik për të cilën nuk munguan debatet.

Deputetja e PD, Dhurata Cupi thotë se 99% e prokurimeve janë me fondin limit dhe në të gjithë raportet, prokurorimet evidentohen si më të korruptuara. Sipas saj gara është fiktive. Cupi vijon më tej duke thënë se kompanitë nuk bëjnë ankesa se kanë frikë.

Në përgjigje, drejtuesi i Agjencisë së Prokurimeve, Jonajd Myzyri thotë se gjatë vitit 2022 janë regjistruar 794 ankesa.

Jonajd Myzyri: Vetëm gjatë vitit 2022, 39% e operatorëve ekonomikë zgjodhën të dorëzonin ankesat vetëm në rrugë elektronike. Përmes digjitalizimit, u kursyem operatorëve ekonomikë 52 390 km rrugë, 50 000 dollarë kosto për paraqitjen e shkresave në formë shkresore. Kursyem mbi 14 462 fletë qo printoheshin. Falë digjitalizimit 26 operatorë ankimues të rinj paraqitën ankesat. Digjitalizimi ka ndryshuar sjelljen e grupeve të interesit. 10.1% e ankesave janë trajtuar jashtë afatit. 22.8% në 2020, 10.8% në 2021. Koha u shkurtua nga 17 në 12 ditë e shqyrtimit të ankesave. Në 2022 kanë shmangur përsëritjen e të njëjta gabimeve.

Dhurata Çupi: 99% e procedurave me fondin limit.  Ka shumë punë për të bërë komisioni i ligjeve. Ju duhet ti kërkoni llogari institucioneve. Të gjitha raportet ndërkombëtare flasin për korrupsion në procedurat e prokurimit. KLSH po ashtu. Monopol prokurimi karburantit, ruajtja e objekteve… dëshpëruese. Si mund të vazhdojmë duke përkeqësuar nivelin e korrupsionin. Firmat që fitojnë tenderat janë të paracaktuara. Ju e thatë 5% e subjekteve që marrin pjesë bëjnë ankesë në gjykatën administrative, e dhimbshme! Si ka mundësi, që vetëm 5% ankohen dhe ju dhatë një shifër minimale, pasi ka pushim ccështje e procedura komisionimi. Nuk është asgjë personale.

Sa kontrata janë lidhur nga janari në maj, sa lidhen këto me zgjedhjet? Këtu duhet të fokusohemi?  Në vendin tonë procedurat e prokurimit janë totalisht fiktivë. Nuk ja u vret syrin ju që janë në 99% të fondit limit? Çfarë bëni për këtë? Janë disa organizata që i publikojnë dhe monitorojnë procedurat, ju çfarë bëni konkretisht nëse tenderi merret me fondin limit 99%, kur ka patur dhe oferta më të ulëta… Ato nuk ankohen se kanë frikë…Në raportet ndërkombëtare vendi ynë i nxirë për korrupsionin në prokurime… Nuk ankohen pasi kanë frikë, pasi nëse ankohen smarrin pjesë në procedura të tjera, këtë e dinë të gjithë…

Jonajd Myzyri: Ne në raportin e publikuar nga ana jonë kemi evidentuar dhe problematika mbi anulimin. Mbi veprimet procedurale…etj. Komisioni s’ka kompetencë të nis shqyrtim pa ankesë.  Pra duhet ankesë për tu vënë në lëvizje… Gjatë vitit të kaluar 794 ankesa të administruara, 532 procedura unike të publikuara. Pra ka ankesa. Rishikimi administrativë është. 26 operatorë të rinjë kanë shprehur ankesat e tyre, falë edhe sistemit digjital.

Në të gjitha rastet që ka patur shkelje administruar… kemi deleguar 10 çështje në agjencinë e prokurimit publik. 1 çështje në ILDKP, 1 çështje në rrjetin e koordinatorëve anti korrupsion…

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve