Debat te socialistët për kryetaren e qarkut Gjirokastër, fiton kandidatura e Çuçit, jep dorëheqjen e propozuara e Peçit

Kryetarja e re e Këshillit të Qarkut Gjirokastër do të jetë Lindita Rova, por zgjedhja e saj ka shkaktuar debat brenda socialistëve. Ajo është zgjedhur në këtë post me shumicë votash duke qenë edhe kandidatja e vetme e propozuar në mbledhjen e parë të Këshillit të Qarkut. Anëtarët ranë dakord që votimi të ishte i hapur. I pranishëm në mbledhjen e Këshillit ishte edhe ministri Bledi Çuçi, i deleguari politik i socialistëve në qarkun Gjirokastër, si dhe deputetja Artemis Malo.

Por gazetari i Report Tv në Gjirokastër, Piro Nase raporton se pak ditë më parë kur u përzgjodh emri i Rovës ka pasur debate në mbledhjen e zhvilluar mes socialistëve në Vlorë të kryesuar nga Gramoz Ruçi, që është koordinatori i PS-së për Jugun.

Në momentin që drejtuesi politik i PS-së për Gjirokastrën Bledi Çuçi propozoi emrin e Lindita Rovës ka pasur kundërshti nga kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, i cili kërkoi që në këtë post të zgjidhej Matilda Sala. Por emri i Salës, e cila ka qenë edhe kandidate për deputete në listën e PS-së për qarkun e Gjirokastrës në vitin 2017 nuk është pranuar duke u rrëzuar. Fakti që nuk u zgjodh nga socialistët për të drejtuar qarkun ka sjellë pakënaqësi te Matilda Sala duke bërë që të japë dorëheqjen si këshilltare.

Lindita Rova është e para grua që drejton Këshillin e Qarkut Gjirokastër. Prej vitit 2013 ajo ka mbajtur postin e drejtoreshës së Arsimit nē Gjirokastēr. Nënkryetar i Këshillit u zgjodh Hodjan Selmani nga Këlcyra. Me zgjedhjen e kryetarit të Këshillit të Qarkut përmbyllet në këtë mënyrë procesi i 30 qershorit në Gjirokastër.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille