Debat veror për hapjen e Ballkanit

Debat veror për hapjen e Ballkanit

Aleksandër Vuçiç, Zoran Zaev dhe Edi Rama gjatë prezantimit të 'Open Balkan'

Debati mbi çështjen e nismës të “Ballkanit të Hapur” po shkon përtej “Ëndrrës së një nate vere”. Megjithëse në këtë retorikë zhurmuese u detyrua të përfshihej dhe qeveria e Gjermanisë për të shprehur mbështetjen e kësaj nisme dhe se e konsideron atë si vazhdimësi të Procesit të Berlinit, duket se shumëkujt u intereson më tepër debati, edhe kur ka pas argumente për ti hedhur dru zjarrit.

Pra, kemi pozicionime të qarta nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë lidhur me dobinë apo dhe interesat e secilit vend të Ballkanit Perëndimor për këtë nismë, duke nisur me Washintonin, Brukselin dhe Berlinin, por e gjitha kjo anashkalohet për të krijuar retorikë fluturake e për të përfshirë në përballje figura politike të këtej kufirit. Kështu, kryeministri Albin Kurti, nga një aktivitet në Shkup, gjeti sërish rastin të shigjetojë Tiranën zyrtare duke u shprehur se së pari faktori shqiptar duhet të bëhet një, e më pas të mendohet nëse duhet bashkëpunuar në nisma rajonale. Po kështu dhe ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla e konsideroi ““Ballkanin e Hapur” si të rrezikshme, sepse krijohet përshtypja se kemi alternativë ndaj rrugës sonë të përbashkët si rajon, drejt BE-së dhe përçimin e këtij mesazhi ne e konsiderojmë se është më i rrezikshëm sesa vonesat që mund të ndodhin ndërkohë, gjatë procesit tonë të integrimit”. E thënë ndryshe, preferojmë të rrimë në vend e të mos bëjmë asgjë, si në integrim dhe në ekonomi, pasi është më mirë izolimi sesa hapja.

Dhe “arsyeja” në vija të trasha behet e qartë nga kryetarja e Grupit Parlamentar e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila,pasi sipas saj, kjo nismë është e “dëmshme” për faktin se Serbia është bosht i kësaj iniciative. Por ndërkohë ka qenë vetë Kosova me ish kryeministrin Hoti, që ka firmosur marrëveshjen në Uashington me presidentin Vuçiç, në prani të presidentit Tramp, ku pranon të jetë pjesë e një nisme të bashkëpunimit rajonal e të ekonomisë së lirë.

Fakti që në datën 6 gusht parlamenti i Kosovës nuk e miratoi rezolutën mbi marrëveshjen e Uashingtonit dhe që Vetvendosje abstenoi, dëshmoi se klasa e re drejtuese nuk i është përmbajtur detyrimeve të marrëveshjeve ndërshtetërore dhe se ka devijim në politikën e saj të jashtme. Por fakti që kërkohet të imponosh nëpërmjet debatit me argumente pseudopatriotikë, që në këtë lloj devijimi të futet dhe politika e jashtme e Shqipërisë, është jo vetëm një gabim pasi humbet kohë dhe mbyll hapësirat e kontakteve ndërshtetërore, por edhe e rrezikshme pasi humbet besueshmëri tek partnerët e huaj dhe nisin e treten argumentet mbrojtës prej qëndrimeve refraktare./Fjala.al

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja