Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Lezhës, u shoqërua me debate dhe përplasje. Shkak u bë moslejimi i qytetareve për të marrë pjesë në këtë mbledhje. Ata u penguan nga policia Bashkiake të cilët kishin marrë urdhër nga drejtuesit e Këshillit.
Qytetarët dhe Aktivist të Shoqërisë Civile e quajnë veprimin antiligjor, pasi mbledhjet e këshillit duhet të jenë të hapura për çdo qytetar.
Debatet mes mazhorances dhe opozitës për këtë çështje vijuan edhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Përfaqësuesja e Partisë Demokratike Alfrida Marku e quajti absurditet moslejimin e qytetareve në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ndërsa jep dhe arsyet e kësaj situate.
Pavarësisht debateve, Këshilli Bashkiak i Lezhës e vijoj mbledhjen pa praninë e qytetareve të interesuar për të marrë pjesë, pasi këta të fundit nuk u lejuan të hynin në brenda sallës.