Duket se ka një përçarje në familjen mbretërore që pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II. Bëhet fjalë për marrëdhënien mes Kate Midleton, bashkëshortes së Princ William dhe Camilla-s, bashkëshortes së mbretit Mbretit Charles II.
Burime pranë familjes kanë pohuar se Kate beson se sjellja e Kamila-s ka ndryshuar për keq që nga vdekja e Mbretëreshës.
“Që kur mbretëresha vdiq, Camilla u ka treguar të gjithëve se kush është shefi. Kate po acarohet gjithnjë e më shumë me të. Ajo beson se Camilla nuk po i merr seriozisht detyrat e saj mbretërore dhe se ajo nuk e meriton rolin. Gjërat janë bërë jashtëzakonisht të sikletshme mes tyre”.
Një burim i dytë dha më shumë informacion për prishjen e raportit mes tyre.
“Camilla ka qëndrim superior, ku të gjithë duhet të përkulen para saj. Kate ka shkuar përtej për të mbështetur të gjitha vlerat e kërkuara nga anëtarët e familjes mbretërore, por Camilla nuk duket se po bën të njëjtën gjë”, thuhet nga burimi pranë familjes.