Mbledhja e këshillit bashkiak ashtu si zakonisht ka prodhuar debate të ashpra midis palëve.

Anëtarët e mazhorancës kanë shkëmbyer batuta dhe akuza në lidhje me vendosjen e momumentit për ish të përndjekurit pranë Kuvendit të Shqipërisë.

Për kryetarin e Bashkisë Lulzim Basha ky monument do të vendoset në hyrjen e zonës së bllokut për të simbolizuar rrëzimin e bllokut.

Ndërkaq këshilltarët e majtë kanë akuzuar se puna ka filluar pa u miratuar në këshill. Debate ka pasur dhe në lidhje me planin urbanistik të miratuar së fundmi.

Opozita ka akuzuar se plani i ri zhduk hapësirat e blerta dhe shton ndërtimet shumëkatëshe.

Në këshill kanë kaluar me konsensus dhe disa pika të parashikuara si miratimi i proçedurave për ndarjen e banesave në Shkozë, ndarja e bursave për studentët para dhe pasuniversitare si dhe memoriali për Sabri Godon.

Redaksia Online
(k.b/xh.k/shqiptarja.com)