Debate në komisionin e ekonomisë/ Spaho-Braçes: Ju quani sukses anulimin e marrëveshjeve

Debate në komisionin e ekonomisë/ Spaho-Braçes: Ju quani sukses anulimin e marrëveshjeve

Komisioni i Ekonomisë

Me debate është zhvilluar edhe ditën e sotme mbledhja e Komisionit parlamentar të Ekonomisë.Deputetët e opozitës vazhduan me akuzat e tyre se maxhoranca i shmanget pyetjeve thelbësore se që iu janë drejtuar nga ana e tyre.

Kështu nën/ Kryetarja e komisionit, deputetja e Partisë demokratike, Jorida Tabaku ka debatuar me kryetarin e  Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Erjon Braçe, duke u shprehur se  paratë e drogës po depërtojnë në ekonomi dhe se qeveria të marrë masa.

Unë flas me fakte dhe dokumente zyrtare. Paratë e drogës po depërtojnë në ekonomi dhe qeveria duhet të marrë masa. Të na vihet në dispozicion raporti i BS.  I drejtova pyetje Sejkos, por nuk e lejua të përgjigjej.

Jorida Tabaku, deputetja e PD

Por Braçe i është përgjigjur duke i thënë se:

Se kam ndalur guvernatorin të përgjigjet, zyrtarizoni kërkesën për dëgjesë me Sejkon.

Erjon Braçe

Por në mbledhjen e komisionit për ekonominë nuk u la pa përmendur dhe projekt/ligji për teatrin. Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho tha është duke u anuluar financimi i biznesit të vogël, dhe se bizneset kanë nevojë për financim, 

Sot është një ditë e trishtueshme për komisionin tonë, pasi na janë paraqitur dy marrëveshje për t’i anulluar. Meqënëse po flisni për rendin e ditës... por ju dini vetëm të qeshni. Është shqetësim që po anullohet një marrëveshje prej 5 milionë eurosh për financimin e biznesit të vogël dhe mesëm me Republikën federale gjermane dhe tjetra për efiçensën e energjisë, prej 12 milionë eurosh. Ndërsa ju quani sukses dhe anulimin e marrëveshjeve, ku u anuluan 17 mln euro nga gjermania, dhe fondet e miratuara nuk po përdoren. Ligji për teatrin nuk u shqyrtua në kuvend, votimi ishte i parregullt.

Edmond Spaho

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:31
Tabaku flet për raport konfidencial, Braçe se kursen të qeshurën: Ma trego!

Ka vijuar me replika seanca e sotme në Komisionin e Ekonomisë. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, se ka kursyer të qeshurën kur deputetja demokrate Jorida Tabaku, foli për një raport konfidencial me të dhëna sesi paratë e krimit dhe drogës po hyjnë në ekonominë shqiptare.

Jorida Tabaku: Ekziston një raport konfidencial për të dhënat, unë flas me fakte dhe dokumenta zyrtare

Erion Braçe:Të sfidoj ma trego raportin konidencial. Raporti konfidencial është i Bankës së Shqipërisë apo i qeverisë?

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja